• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kur falsifikohen dhe prezervativët

by
08/07/2015 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Më saktë ai është një lajm i mirë që mundi të shmangë mijëra e dhjetra mijëra lajme të këqinj që do të mund të prodhoheshin zinxhir në Shqipëri, por dhe në Evropë. Më shumë se gjysëm milioni prezervativë të falsifikuar, saktësisht 600 mijë të tillë, u sekuestruan në aeroportin italian të Fiumiçinos. Ngarkesa gjigante ishte e gatshme për të zbarkuar në Rinas. Prej Rinasit një pjesë do të shërbente për tregun vendas të qejfit dhe të sigurisë. Një pjesë tjetër ishte destinuar të merrte rrugët e Evropës, më saktë, xhepat e burrave që praktikojnë dhe eksperimentojnë seksin e sigurtë. Pikërisht kjo ishte dhe ironia më e hollë e fatit: të paguash për prezervativë që të garantosh seksin e sigurtë dhe ta pësosh pikërisht nga llastiku me ngjyrë.

Ka vite që me hapjen e tregut shqiptar ndaj Perëndimit që bie në sy një detaj jo pak i rëndësishëm. I njëjti mall që gjendet në vitrinë në Romë, në Paris, Berlin apo Londër gjendet dhe në dyqanet shqiptare, por me një nënfish të çmimit real. Marka, por dhe ambalazhi është identik, por ndryshon dramatikisht çmimi. Kështu është për tregun e veshjeve, për mallrat e modës, për produktet ushqimore e pothuaj për gjithçka tjetër që konsumohet në vend. Në fakt, tregu i vogël shqiptar është një hapësirë ideale për depërtimin e mallrave të të gjitha llojeve të cila fallsifikohen qoftë në Kinën e largët, qoftë në vende të tjera shumë më pranë Shqipërisë. Dhe në të vërtetë kjo është një industri shumë milionëshe, nga më të mëdhatë që garanton një bashkëjetesë të çuditshme mes botës së krimit dhe asaj legale të vitrinave me dritë. Ehstë një indistri që në dukje bën që të gjithë të duken dhe të ndjehen të fituar.

Megjithatë, a është kjo një gjë domosdoshmërisht e keqe, përveç faktit të mosrespektimit të të drejtës së autorit dhe të patentës? Përveç atyre që vidhen pothuaj legalisht ditë mbas dite dhe vetë ligjit.Padyshim që po. Por duke qëndruar të paktën tek veshjet, një produkt i falsifikuar në Tiranë shërben para së gjithash për të kënaqur vanitetin e kujtdo që shëtit me Armani e Valentino dhe ekspozon çantë e aksesorë Bvlgari. Eshtë një mënyrë për të trazuar shpirtëra dhe statuse të shpikur socialë deri në momentin që një prezervativ jo origjinal, pra problematik, mund t’i bëjë kujtdo gjëmën.

Dikur në Tiranë qeshnin me një anekdotë që tregonte për dilemën e një djali që ishte vënë në presion nga e dashura që t’i dhuronte ose një qen, ose një unazë me diamand. Djali vendosi të blejë unazën…sepse nuk ishte në gjendje të gjente askund një qen fallso. Sot gjërat kanë ndryshuar; është fare e lehtë të gjesh gjithçka fallso. Duke nisur e duke mos mbaruar me prezervativët, por duke vazhduar pafund me produktet bujqësore që janë OMGJ, me veshjet, parfumet, sjelljet publike, politikanët, betimet për kokën, interesin dhe hirin e shoqërisë dhe shumëçka tjetër që duket sikur rend të bëjë origjinale bindjen: edhe bota jonë e  vogël shqiptare po bëhet dëshpërimisht shpejt botë imazhi e ambalazhi. Për imazh dhe ambalazh paguajnë të gjithë, imazhi, forma  dhe ambalazhi është gjithçka, thelbi është vetëm një hiç shpesh jo i domosdoshëm.

Next Post

Videolajm/ Ardhja e Merkel dhe pritja e kryeministrit Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In