• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kur erdhi policia zbulova që djali se…” – Misteri i zhdukjes së 3 të rinjve, flet nëna e një prej tyre

by A R
05/10/2020 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej ditës së shtunës, për Vilson Çutajn, Danjel Pepajn dhe Klement Pepajn nuk dihet asgjë. Fati i tre kushërinjve nga Malësia e Madhe në Shkodër, nuk dihet. Ishte vëllai i njërit prej tyre i cili shkoi të dielën në polici dhe kallëzoi se kishte humbur kontaktet.

Të shqetësuar për djalin e tyre, prindërit e Klement Pepajt dolën sot para gazetarëve. Nëna e tij tregoi se i biri kishte dalë për të pirë një kafe dhe do të kthehej sërish, por kjo nuk ndodhi. Ajo tregon se kur policia shkoi në shtëpinë e tyre, besonte se i biri ishte në gjumë. Pikërisht në këtë moment zbuloi të vërtetën.

Ndërsa babai i tij Ndue Pepaj thotë se ka informacione se janë dëgjuar krisma armësh, por mohon të ketë dijeni për konfliktet e të birit. Ndonëse kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, babai i Klementit thekson se dyshimet kryesore për këtë ngjarje i ka tek 25-vjeçari Daniel Pepaj.

Nëna: Unë isha në shtëpi edhe djali ishte në shtëpi, ai kishte të veshur një xhup me mëngë të shkurtra, u nis për në qendër. I them Kel do e marrësh xhuboksin? Tha, do të pi një kafe e do të vij. Që atëherë unë nuk e kam parë më.

Gazetari: A ka shfaqur djali ndonjë nervozizëm?

Nëna: Jo asnjë gjë. Nuk kemi ditur asnjë gjë.

Gazetari: Çfarë thotë policia?

Nëna: Ne nuk kemi ditur gjë deri sa ka ardhur policia në orën 3 të natës dhe thërrasin jemi policia. Kur dalim, ata pyesin se ku është Keli, atë natë nuk kishim as drita. Unë ju them se Keli do jetë duke fjetur, se ne nuk kishim drita dhe do ketë ardhur pak më vonë. Kur shohim, djali nuk ishte. Atëherë na morën në rajon të policisë, i treguam gjithë çfarë dimë.

Gazetari: A i keni thirrur jo policinë apo?

Nëna: Ne nuk i kemi thirrur, se nuk kemi pas pse.

Babai: Denoncimin në polici e ka bërë Ols Çutaj, vëllai i Vilson Çutës. Se kur e ka marrë në telefon djalin e dajës, nuk ia ka hapur telefonin.

Gazetari: Çfarë marrëdhënie kanë pasur mes tyre të tre të rinjtë, a kanë dalë shpesh me njëri-tjetrin? Përveç se jeni të afërt?

Babai: Faktikisht të tre jemi të afërt, njëri që thonë se ka pas konflikt me djalin e dajës së tij, është djali i kushëririt tim. Këta kanë marrë drejtim si iu kanë thënë të tjerët. Drejtim të malit dhe asnjë nuk është kthyer deri tani. Vetëm nëse i zë policia, se unë s’di gjë.

Gazetari: Klementi ka jetuar vazhdimisht në Shqipëri apo ka qenë edhe jashtë shtetit?

Babai: Klementi ka ardhur para një viti në Shqipëri, e kanë ekstraduar nga Zvicra, ishte një herë në Francë, atëherë e kanë kthyer nga Lozana e Zvicrës. Dhe ka punuar në një kioskë të vogël që e kemi te fusha e sportit, jo se është djali im, por është djalë punëtor dhe ka punuar sa ka pas mundësi. Kam frikë se e ka implikuar dikush te ndonjë problem.

Gazetari: Dyshoni për çështje droge?

Babai: Sipas versionit që i kanë dhënë policisë disa bashkëfshatarë tanë, kanë thënë se ka pas probleme droge në këtë pune.

Gazetari: Mes kujt është konflikti nga këta tre, keni ndonjë ide?

Babai: Saktë nuk e di, por sipas policisë, djali i axhës është parë me armë, automatik, Danieli. Kurse për djalin tim dhe Vilsonin nuk dihet asnjë gjë. Këto janë të gjitha thënie dhe nuk e di a janë të vërteta, mund të jenë hamendje për të krijuar konflikt. Unë nuk kam qëllime konflikti, s’ia bëj as armikut.

Gazetari: Cili është apeli që keni ndaj strukturave të shtetit?

Nëna: I lutemi shtetit dhe policisë që ta gjejnë djalin, sa më shpejt.

Babi: Jo se s’kemi bashkëpunim me policinë, me aq fuqi sa kanë. Por i kërkoj edhe Ministrit të Brendshëm të verë në dispozicion çdo lloj mjeti që mundet nga toka e nga ajri, që të paktën të dimë a është i vdekur e t’i sjellim kufomat në shtëpi. Këtë ia kërkoj Ministrit, Kryeministrit e Forcave të Rendit të Malësisë së Madhe, të Qarkut të Shkodrës.

Gazetari: Sipas policisë a e keni idenë se deri kur e ka pas vendndodhjen në telefoni djali juaj, celularë?

Babai: Deri nga ora 4, sepse kam pasur bashkëpunim vazhdimisht me policinë vetë, se na kanë marrë në orën 3 parmbrëmë, kur ne nuk dinim asgjë, unë kam menduar se djalin e kam brenda në shtëpi. Se ndonjëherë vonohej kur dilte me shokët për kafe. Kur me kanë thirr që janë policia e Malësisë së Madhe, i kam kërkuar të presin sa te vishemi gruaja, vajza e unë, se s’kishim as drita, me një çakmak  me dritë u bëmë gati. Na kanë marrë në Malësi të Madhe, na kanë pyetur për gjithçka, unë se di që kanë pasur konflikt. Aty në Malësi të Madhe më kanë treguar se kanë pasur konflikt e se di ku janë përleshur, djali im me Vilsonin dhe Danielin.

Gazetari: Telefoni deri ku ka rezultuar, deri në momentin e fundit?

Babai: Nuk e di tamam si orë, më duket deri nga ora 4 e pasdites, dje.

Gazetari: Çfarë vendi ka rezultuar, sipas telefonit?

Babai: Si vend nuk e di, vetëm nëse e di policia.

/a.r

Next Post
Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore: Të drejtë vote 3 milionë e 608 mijë e 3 shtetas, 50.5% janë meshkuj

Publikohet ekstrakti i parë i listave zgjedhore: Të drejtë vote 3 milionë e 608 mijë e 3 shtetas, 50.5% janë meshkuj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In