• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur ekziston kush, por ai nuk ka kë…

by Lorenc Vangjeli
17/03/2017 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Dikur, në botën e barsaletave, tre gjinitë klasike të teatrit, komedia, drama dhe tragjedia ndaheshin sipas kësaj mënyre: “Kam me kë, kam me se, s’kam se ku, ishte komedia. Kam me se, kam se ku, s’kam me kë, ishte drama. Dhe, kam me kë, kam se ku dhe s’kam me se, ishte  tragjedia! Ajo që po ndodh në Tiranë nuk është barsaletë. Eshtë mundësia teorike dhe hyrja me shpejtësi të madhe edhe në mundësi praktike në një stinë krize e cila kuptohet si nisi, por nuk dihet se si do të bitisë. Që ka edhe shenjat e komedisë së paaftësisë, edhe dramën e mungesës së komunikimit, edhe tragjedinë e krizës që i godet të gjithë, shkaktarët dhe pasojat e saj.

Opozita, e cila duhet të jetë teorikisht alternativë pushteti, praktikisht nuk po afron asnjë alternativë tjetër. Jep ultimatum dhe duke braktisur parlamentin përfundimisht, duke u instaluar pothuaj përfundimisht në rrugë, ndjek rrugën e ultimatumeve. Fillimisht kërkoi qeveri teknike. Mbas tre javësh e ca protestë, edhe qeverinë teknike nuk e sheh si opsion të mundshëm, por kërkon po me ultimatum, shtyrjen e zgjedhjeve. Si rregull, opozitat kërkojnë gjithmonë zgjedhje të parakohshme, por në Shqipëri, rregull bëhen vetëm përjashtimet. Humbësit nuk pranojnë kurrë humbjen!

Për momentin, në paqartësinë ekstreme që po shoqëron ditët e Tiranës politike, ka diçka që është tmerrësisht e qartë. Stina e zgjedhur për protestë është stina ideale që krijon krizë. Fillimisht krizën e kohës. Sepse në këtë segment kohor të më pak se tre muajve në vijim, do të ndryshojnë dhe duhet të ndryshojnë të gjitha pushtetet në Shqipëri. Legjislativi dhe ekzekutivi, ndërsa gjyqësori është në tranzicionin e tij më të ashpër që nga përmbysja e komunizmit dhe shpikja e mekanizmit të Plepave që prodhuan gjyqtarët që i bënë gropën me gjyq gjithë sistemit. Po në këtë segment kohor, ndryshon dhe presidenti. Duke parë këtë labirint ekstrem ngjarjesh, pyetja nëse ka mundësi teorike dhe praktike për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme, merr përgjigje të ndryshme.

Kushti thelbësor për të shtyrë zgjedhjet duhet të bashkojë në një dhe të bëjë komplementarë dy shkaqe: vullnetin politik dhe mundësinë ligjore. Për momentin, vullnetin politik e ka shprehur vetëm njëra palë, opozita, e cila kërcënon se në të kundërt, nuk do të lejojë fare mbajtjen e zgjedhjeve. Thënë më butë, nëse nuk do të ketë kryengritje, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Mungesa e opozitës reale në garë nuk i pengon zgjedhjet, por ato nuk do të prodhonin zgjidhje. 18 qershori do të bëhej kështu data zyrtare e fillimit të krizës politike në vend dhe vendi do të rrezikonte më të rëndën e mundshme: destabilitetin. Përballë këtij rreziku të dukshëm, të prekshëm dhe mbas derës së çdo shqiptari, këtej kufirit shtetëror dhe kudo gjetkë që ka shqiptarë përtej kufirit shtetëror, fate vetjake dhe akte kolektivë, do të dukeshin fare të parëndësishëm.

Nëse, për një arsye apo një tjetër, do të kishte konsensus politik për shtyrjen e zgjedhjeve, baza ligjore që do ta mundësonte një gjë të tillë është pothuaj minimale dhe e paplotë.

Mandati i parlamentit aktual mbaron në datën nëntë shtator. Edhe pse “…në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur…”, shtyrja e zgjedhjeve e bën fare të panjohur këtë datë. Sepse Kodi Zgjedhor lejon vetëm dy stinë zgjedhjeje: 15 mars deri në 30 qershor dhe 15 shtator deri në 30 nëntor. Nëse zgjedhjet nuk mbahen këtë verë, atëherë ato duhet të spostohen në vjeshtë. Dhe parlamenti i ri, nëse shkojnë punët mbarë, i bie të mblidhet diku nga dimri. Për të bërë të mundur vijimësinë e institucioneve, duhet zgjatur me dispozitë kalimtare kushtetuese mandati i legjislacionit aktual dhe duhet ndërhyrë në Kodin Zgjedhor. Pra, një endje e pafundme e një lëmshi ligjor, që edhe kështu siç është, është mjaft i komplikuar.

E fundit, por që ngjan se do të ndodhë e para. Me shumë gjasa presidenti nuk do të dekretojë ministrin e ri të brendshëm Fatmir Xhafaj. Me një arsyetim që do të tentojë të ngjethë moralin, duke përmendur “sensibilitete”, por jo realitete, presidenti do të shkelë me vetëdije në terren të ndaluar. Normalisht, roli i tij formal dhe ceremonial në firmosjen e dekretit do të jetë tejkaluar sepse në rastin e dekretimit të ministrave, kreu i shtetit nuk është as si një noter i vullentit të kryeministrit. Edhe pa dekretin presidencial që duhet të dilte në harkun e një jave nga propozimi i kryeministrit, mandati ministror i Xhafajt do të shkojë në parlament. Vetëm parlamenti me votim do të shprehë vullnetin e tij duke mbështetur apo jo kryeministrin. Presidenti thjesht do të shënjojë kështu në kohë, gurin e parë zyrtar të krizës, që tashmë për momentin është vetëm krizë kohe. Dhe që vrapon drejt përmbushjes në një të tre gjinive klasike të teatrit duke u bërë edhe komedi, edhe dramë, edhe tragjedi. Sepse në raport me institucionet, partitë do të krijojnë marrëdhënien krejt të pazakontë: do të ekzistojë kush…, por nuk do të ketë kë…!

Next Post
Pronarët letër Gjykatës Kushtetuese: Po  merren vendime të pariparueshme

PD nuk ndalet, një tjetër ligj i reformës në drejtësi ankimohet në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

December 27, 2025
Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë

December 27, 2025
Zgjedhjet e parakohshme/ Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Zgjedhjet e parakohshme/ Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

December 27, 2025
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

December 27, 2025
Varka me turistë fundoset në detin e Indonezisë, trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij humbin jetën

Varka me turistë fundoset në detin e Indonezisë, trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij humbin jetën

December 27, 2025
Rrëfimi/ “Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes”, kur Kadri Roshi i kërkonte ndihmë Servet Pëllumbit

Rrëfimi/ “Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes”, kur Kadri Roshi i kërkonte ndihmë Servet Pëllumbit

December 27, 2025
Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

December 27, 2025
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

December 27, 2025
Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

December 27, 2025
Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik me spektakël fishekzjarresh

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç”/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com