• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur edhe Ligji për publikun s’është publik

by Java News
07/05/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është një ligj që mban numrin 146 dhe që i detyron  institucionet shqiptare të jenë transparente përmes mekanizmave të tyre te njoftimit dhe konsultimit publik. Pjesëmarrja publike konsiderohet si një mekanizëm kyç rregullator, i cili e nxit qeverinë shqiptare për të qenë e hapur me publikun, por sa realisht ka qenë e tillë… Në një shumicë rastesh tregohet se informacioni ekziston, por nuk jepet ose jepet në mënyrë të cunguar!

Për një njeri të thjeshtë përballja me instancat shtetërore përbën një shqetësim të pamatshëm. Në rastin më të mirë do të humbasësh kohë më kot, kurse në rastin më të keq nuk do të kuptosh asgjë. E gjitha kjo vjen për shkak të kulturës ende të pamjaftueshme të përballjes së qytetarit me instancën si edhe me gjetjen e atyre mekanizmave që lehtësojnë bashkëpunimin qytetarë-institucione shtetërore. Zyrtarët që mbulojnë përballjen me publikun s’kanë formimin e duhur dhe mbulojnë disa detyra brenda institucionit të tyre gjë që e vështirëson dedikimin dhe efektivitetin ndaj një detyre të mirëpërcaktuar. Po ndërsa për një individ është e vështirë që të marrë informacion, duket më e lehtë për një organizatë, që përgjatë disa muajve monitoroi disa institucione në punën e tyre për konsultimet publike dhe projekt-akteve. Informacioni i dhënë nga Ministria e Integrimit, asaj të Mjedisit, e Energjisë dhe Industrisë, Transportit, Bujqësisë, Zhvillimit Urban, të kaluara në sitë pas monitorimit nga Qendra EDEN(Qendra mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim) kanë treguar se informacioni në faqet respektive zyrtare ishte fare i mangët kur iu drejtua kërkesa për informacion.

Ligji

Për hir të së vërtetës, nëse do të shikosh sesi funksionon realisht administrata shqiptare, duhet të këqyrësh Ligjin 146/2014, që lidhet me njoftimin dhe konsultimin publikdhe që ishte objekt i monitorimit së“EDEN”. Përmes tri etapave, ku kalohet nga ana protokollare informacioni nga qeveria shqiptare, shtrohet detyra që publiku të informohet, të konsultohet dhe t’i kërkohet pjesëmarrja publikut për përmirësimin e tij. Ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” erdhi si një propozim i ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, në përmbushje të angazhimeve që Shqipëria ndërmori në nismën globale “Partneritet për Qeverisje të Hapur”. Ai përfaqëson një nismë ligjore që ka nisur prej vitit 2011 me mbështetjen e Fondacionit SOROS dhe miratuar në parlament në datën 30.10.2014.

Angazhimet e Shqipërisë

Nuk mund të thuhet se mungojnë nismat konkrete sa i përket implementimit të këtij ligji. Në këtë drejtim, Shqipëria ka miratuar disa dokumente ndërkombëtare, të cilat i referohen transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (neni 19), Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (neni 10), Konventa e Aarhus-it e shumë të tjera. Qeveria shqiptare zbaton programin e transparencës për Këshillin e Ministrave dhe ka përafruar në masën më të madhe legjislacionin kombëtar me Direktivat Evropiane të njohura si “Legjislacioni Horizontal”. Të përmbledhura shkurt, ligjet, vendimet, rregulloret kryesore, të cilat detyrojnë informimin dhe pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore janë të shumta. Më qartë në relacionin shpjegues të projektligjit: “Për njoftimin dhe konsultimin publik” theksohet se: “Në kuadër të nismës për një qeverisje sa më transparente është parë si domosdoshmëri hartimi i një ligji të tillë për njoftimin dhe konsultimin më të gjerë me palët e interesuara, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në hartimin dhe vendimmarrjen në akte zyrtare”. Më tej raporti pranon: “Konsultimi e bën dialogun efektiv dhe përmirëson politikat e përmbajtjen e akteve juridike…”.

 

Po pse nuk zbatohet si duhet

Fatkeqësisht Ligji për njoftimin dhe konsultimin publik  nuk zbatohet në mënyrën e duhur. Ligji i miratuar në vitin 2014 është relativisht i ri dhe i paplotësuar tërësisht me mekanizmat e tij dhe si pasojë vetë institucionet nuk janë të qartë për koordinimin dhe zbatimin e tij. “EDEN” provoi se paradoksalisht vetë personi i kontaktit, që ishte i caktuar nga ministritë e monitoruara për të mbështetur grupin e projektit, në shumicën e rasteve nuk kishte informacionin e nevojshëm për njoftimet dhe konsultimet publike të realizuara nga institucioni i tij, apo edhe për vetë ligjin! Pasojat e të gjithë dobësisë së procesit ishin se faqet zyrtare të institucioneve nuk e pasqyronin në nivelin e duhur procesin e zhvillimit të konsultimit publik dhe as nuk arrinin ta përditësonin realisht. Kjo bënte që të hasej në shumë vështirësi në grumbullimin e informacionit dhe të përballeshin dhe shumë mospërputhje të informacioneve që u morën nga faqet zyrtare të institucioneve dhe të informacioneve nga takimet me koordinatorët e ligjit. Por nuk mbaronte këtu, pasi të dhënat ndryshonin vazhdimisht dhe analizoheshin vazhdimisht, çka e bëri procesin më të vështirë dhe të lodhshëm. Ndërkohë që nuk ishin mirë edhe institucionet e monitoruara për informimin e kohëzgjatjen e konsultimit publik edhe njoftimi i publikut është i kryer pjesërisht, por njoftimi i grupeve të interesit është kryer efektivisht. Kjo mangësi pritet që në të ardhmen të rregullohet me besimin më të madh që të mbulohet nga aktivizimi i faqes së regjistrit elektronik.

Për sa më sipër, Ligji 146/2014, “Për njoftimin dhe Konsultimin Publik” mbetet në nivele të ulëta zbatimi duke cunguar pjesëmarrjen publike në nivelin e duhur. Vetë pjesëmarrja publike nxit qeverinë të rrisë transparencën, përgjegjshmërinë, informimin dhe ndjenjën e pronësisë qytetare përgjatë një procesi vendimmarrës. Për të gjitha këto arsye logjikisht dhe lehtësisht theksojmë fort se Ligji “Për njoftimin dhe Konsultimin Publik” duhet të përçohet dhe të përdoret nga publiku, për publikun!

Next Post
Basha: Rama po emëron Metën President, në fillim e donte në burg

Basha: Edhe ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, listat në KQZ janë të paligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In