• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kur duhet folur për besëprerje”/ Patozi: PD është ndarë në dy copa të mëdha, beteja e Berishës është personale

by Java News
09/11/2021 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar sot betejën e ish-kryeministrit Sali Berisha me kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, duke e konsideruar atë një betejë tërësisht personale.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Top Talk”, Patozi u shpreh se PD është ndarë në dy copa të mëdha dhe se Berisha dhe Basha kërkojnë që të dy të kenë monopolin e Partisë Demokratike.

Sipas tij, Berisha ka si opsion që të krijojë një parti të re, por që ai nuk do të mund ta pranonte edhe nëse do merrte copën më të madhe nga partia po të mos qe vetë PD-ja.

“Unë mendoj se beteja e Berishës është tërësisht personale. Nuk ka nevojë për shumë argumente për këtë. Mjafton që ajo ka lindur si lëvizje në 9 shtator kur Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë. Është hipokrizi.

Mirëpo është tek e fundit i vetmi instrument që iu ka mbetur për t’u justifikuar përpara mbështetësve të vet.
Tani Sali Berisha sigurisht është në të drejtën e vet që të vazhdojë karrierën politike, por tek e fundit duhet të heqë dorë nga analiza e kryesimit të Partisë Demokratike për 8 vite nga Lulzim Basha. Duke filluar që nga dita e parë e deri tek 9 shtatori.

Pastaj sigurisht mund të flasë, është në të drejtën e vet që të thotë besëprerje… Duhet të heqë dorë pasi ka qenë në Paketë bashkë me të. Ka qenë bashkëdrejtues dhe mbështetësi kryesor i Lulzim Bashës, për të mos thënë tutori i tij në të gjitha aksionet politike në këto 8 vite.

Berisha iu drejtohet personave që vënë në punë emocionet, ndjenjat dhe jo arsyetimit dhe ata sigurisht e ka më të lehtë për t’i manipuluar. Berisha është një populist race.

Ne duhet të sqarojmë një gjë, që Berisha dhe Basha kërkojnë të kenë monopolin e PD-së por interesat i ka të ndryshme pavarësisht që duket sikur i kanë të njëjta. Pra, Lulzim Basha ka këtë hall, të shpëtojë nga Sali Berisha. Lulzim Basha është i gatshëm vetëm që të shpëtojë, edhe nëse Sali Berisha i merr 80 % të Partisë, vetëm që të ikë. 

Ndërsa Sali Berisha nuk ka si qëllim që të shpëtojë nga Lulzim Basha, por të pushtojë Partinë Demokratike. Pra ta marrë me letra, ta zhbëjë lëvizjen Basha, ta zhdukë nga politika.

Sepse ai nuk mund të pranojë që PD-në ta zhbëjë dikush tjetër, pra përbindësi që e ka rritur vetë (për Bashën), sepse e ka si çështje krenarie por edhe i duket si pranim i disfatës që të krijojë një parti tjetër e të pranojë realitetin.

Partia Demokratike është ndarë në dy copa të mëdha. Berisha edhe po të marrë copën më të madhe nuk e pranon dot po të mos jetë PD por një parti tjetër”- u shpreh Patozi./m.j

Next Post
“I kanë mbetur vetëm 4 muret”/ Berisha akuzon Bashën: Sillet sikur ka ardhur nga Koreja e Veriut. Unë e pranoj problemin e shpalljes “non grata”

“I kanë mbetur vetëm 4 muret”/ Berisha akuzon Bashën: Sillet sikur ka ardhur nga Koreja e Veriut. Unë e pranoj problemin e shpalljes "non grata"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In