Shpallja e deputetit Tom Doshi nga Departamenti Amerikan i Shtetit ishte në fokus të emisionit Real Story në Vizion Plus.
Referuar këtij vendimi, gazetari Artan Hoxha kujtoi edhe kabllogramet e hershme për Doshin nga ambasadori i SHBA Withers në vitin 2008 kur Doshi përshkruhej si deputeti më i pasur. Po ashtu, referuar kabllogrameve, gazetari Hoxha kujtoi përplasjet pas zgjedhjeve të viti 2009 mes Doshit dhe Ben Blushit, i cili kërkonte largimin e Ramës aso kohe.
“Blushi akuzonte Tom Doshin si njeriun që pengoi Edi Ramën të japë dorëheqjen. Në atë kohë Rama kishte shumë presion për dorëheqjen por u pengua nga Doshi”, deklaroi gazetari Hoxha.
Referuar shpalljes së Doshit “non grata”, gazetari Hoxha deklaroi se ky ëhstë një mesazh që drejtohet tjetërkund.
“Unë e shoh si mesazh që jepet tjetërkund. DASH i ka ndaluar dy zyrtarëve, Llallës dhe Doshit, dy njerëzve në konflikt të vazhdueshëm mes tyre. Përfshirja, siç e thashë Doshi nuk ka qenë asnjëherë zyrtar”, vijoi Hoxha./a.m.










