• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Doris Pack sulmonte Kuvendin e PD më 1999: Kur i dëgjoj që thërrasin “Berisha” nuk është demokratike

by
03/12/2021 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris Pack tha së fundmi se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkeli statutin e partisë kur mori vendimin për të përjashtuar ish-liderin historik Sali Berisha pa marrë mendimin e anëtarësisë.

Ndërkohë këtë qëndrim duket se nuk ka mbajtur në vitin 1999 kur kritikonte Kuvendin e Berishës duke e konsideruar antidemokratik.

Nga kronikat e kohës ajo shprehej: “Unë erdha në Shqipëri për të marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike por atmosfera që gjeta nuk ishte ashtu siç e prisja, tha Doris Pack. Shumë fyrje sharje madje dhe përjashtime. Kështu vendosa të mos ndjek punimet e Kuvendit, për të mos vlerësuar edhe sjelljet e shfaqura ditët e fundit në PD. Prania ime në sallë do të keqpërdorej si vlerësim ndërkohë që është e kundërta.

Dua të sqaroj tha Doris Pack, se përfaqësuesja e Partive Popullore Europiane e caktuar për të ardhur në Kongres jam unë. Më vjen keq që në kuvend përfaqësuesit e Partisë Forca Italia, janë prezantuar si përfaqësues të PPE, ndërkohë që nuk janë anëtar, mesa duket kjo është keqpërdorur si vlerësim. E pyetur nëse do të takohet me Berishën, zonja Pack tha: Unë nuk do të takoj njeri, ata që dëshironin erdhën dhe më takuan, flas këtu për përfaqësues të PD.

Më tej ajo vijoi, unë jam për një PD të fortë dhe të bashkuar por mesa shoh ka shumë gabime, nuk mund të fyen njerëzit duke i quajtur spiun apo çfardo epiteti tjetër që ju vetë i keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve. Duke u ndalur tek tërheqja e Genc Pollos nga kandidimi për postin e kryetarit Pack tha: Ai nuk pa ndonjë shank përball vështirësive që ju krijuan. Kur shikon që të gjithë thërrasin Berisha, Berisha është e këndshme por nuk është shumë demokratike. Janë njerës që janë sensibilizuar për ta bërë këtë, kështu që është shumë e vështirë për kandidatin tjetër.

Pollo kishte shancin për të marrë shumë vota por ai së bashku me disa të tjerë menduan se ishte më mirë të tërhiqej sepse atmosfera nuk ishte e nevojshme. Pollo nuk shahu dhe as nuk ofendoi njeri gjatë fushatës së tij, por ai kishte një projekt europian për Shqipërinë. Por problem është se këtu shumica ndjekin liderin dhe nuk shohin programin.

Ndërsa përsa i përketë Berishës Pack tha: Unë dhe partia ime e kemi ndihmuar shumë atë duke njohur meritat e tij në Partinë Demokratike, mund të them se është koha që ai të jap shancin brezit të ri. Ndihma ime është për shqiptarët dhe ata kanë nevoj për parti që janë vërtet të devotshme për vetë ata. Unë mendos se si demokratët dhe socialistët duhet të mendojnë se qëllimi i tyre nuk është partia por vendi, Shqipëria.

/b.h

Next Post
Makina inteligjente ndëshkon 4021 shoferë dhe arreston 29 të tjerë, pezullohen 138 patenta

Makina inteligjente ndëshkon 4021 shoferë dhe arreston 29 të tjerë, pezullohen 138 patenta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In