• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur do të vijnë hetuesit nga SHBA, që të ndëshkojnë korrupsionin e lartë

by Spartak Ngjela
01/08/2020 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

A do të jetë e thellë kriza që kërkon të sjellë në Shqipërinë e sotme korrupsioni i lartë shtetëror, i cili ndërkohë po ndjen frikën e goditjes antikirrupsion nga SPAK?

l.

Krizat ekonomike nuk kapen relativish shpejt, por ekspertët e thellë i kuptojnë nga shenjat, të cilat ata dinë t’i arsyetojnë.

Krizat politike, nuk parashikohen, sepse ato janë subjektive, dhe vijnë si pasojë e interesit individual, interes ky që krijon përplasje politike.

Përplasjet politike gjithmonë janë interes: ky interes mund të jetë individual por edhe interes grupimesh. Këto interesa në shoqëritë e pazhvilluara janë pasione primitive, dhe nuk kanë lidhje me zhvillimin kombëtar. Kurse, kriza politike në klasën politike të korruptuar të një vendi, historikisht ka pasur vetëm një faktor parësor: luftën antikorrupsion dhe goditjen penale të pushtetarëve të korruptuar, atëherë kur korrupsioni ka qenë fenomen.

Duhet ta kuptojmë se gjithmonë, brenda këtij fenomeni, kjo luftë ligjore antikorrupsion, në vende të ndryshme ka krijuar krizë politike të një lloji të veçantë. Kjo krizë në thelb nis me bashkimin e të korruptuarve kundër reformës ligjore antikorrupsion, dhe, si rregull, edhe me një urrejtje kundrejt të gjithë shoqërisë.

Po në Shqipëri sot?

ll.

Në Shqipëri sot po spikat frika politike e individëve të korruptuar që ka shumë mundësi të na çojë në një krizë të thellë politike.

Gjithçka tani duket se është e përqendruar te reforma antikorrupsion, e cila kuptohet se ka qenë dhe është e lidhur me reformën në drejtësi që ka filluar tashmë në Shqipëri.

Pse është e lidhur reforma në drejtësi me reformën antikorrupsion?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është shumë e qartë: sepse, pa një pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pavarur është e pamundur të luftohet korrupsioni i lartë shtetëror.

Reforma në drejtësi, deri tani, ka seleksionuar me përjashtim nga pushteti gjyqësor të korruptuarit dhe, me individët e kualifikuar nga reforma, u krijua Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Tani këto janë të formuara institucionalisht dhe, sipas ligjit të ri, përbëjnë dy të tretat e institucioneve të reja antikirrupsion.

Por, ndërkohë gjithçka ka mbetur në pritje të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në fakt, ky është institucioni kyç i reformës antikorrupsion në Shqipëri, sepse është institucioni i hetimit dhe pritet që mbi 40 hetuesë të vijnë me kualifikim special nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht për këtë arsye, kundër kësaj Byroje janë hedhur të gjithë: edhe Berisha, edhe Meta, edhe Basha dhe po duan ta bëjnë krejtësisht me vete Ramën.

Po Rama? Rama me ta është, se edhe Rama kundër Byrosë duket të jetë, por partia e tij nuk bën dot finte kundër politikës amerikane, sepse e ka provuar një herë këtë lloj politike. Pastaj, duhet ta vëmë në dukje se, nëse Ramës i kundërvihet me fakte politika amerikane, Rama rrezohet në 20 ditë. Dhe Rama e di këtë, prandaj kuptohet se përse tani po bën gjeste të pakontrolluara që flasin për acarimin e tij psikik.

Po politika amerikane?

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, pikërisht për të neutralizuar përpjekjen e korrupsionit të lartë politik kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit, para disa ditësh u prononcua direkt kundër akteve bllokuese që kërkon t’i bëjë Byrosë politika e lartë shqiptare. Fakti që ajo foli hapur për këtë aspekt, kuptohet se politika amerikane e di bashkimin e korrupsionit shqiptar kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Po politika amerikane, e di ajo që as Rama nuk e dëshiron Byronë Kombëtare të Hetimit? Sigurisht që e di, por nuk e konsideron si pengesë, sepse, arsyeja është ajo që shpreha më lart në këtë shkrim.

lll.

Këto ditë, zonja Aida Hajnaj u zgjodh si kryetare e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Zgjedhja e kryetares së Byrosë Kombëtare të Hetimit është një hap i madh përpara, sepse, sipas ligjit, një komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm, përbëjnë komisionin kompetent për zgjedhjen e kandidatit, dhe këtë pastaj këta ia drejtojnë për emërim Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prandaj, pasi ajo tani është emëruar nga KLP, mund të thuhet që ka filluar realisht faza e parë e strukturimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kjo sepse, kryetari i Byrosë Kombëtare të Hetimit fillon të bëjë emërimin e hetuesve që do të plotësojnë organikën e hetimore të Byrosë.

Pas kësaj, tani shqiptarët po presin emërimet e hetuesve që do të duhet të vijnë nga specializimi në Shtetet e Bashkuara pranë FBI-së; sepse dihet që, në hapat e para, Byronë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri do ta drejtojë dhe do ta instruktojë FBI.

Në fakt, strukturimi real dhe fillimi i funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përbën jo vetëm risinë historike të vendosjes së drejtësisë në Shqipëri, por edhe atë të funksionimit normal të shtetit ligjor.

Shqiptarët kanë tani njëqind vjet që po presin ndërtimin real të shtetit të tyre ligjor, dhe koha po ua sjell. Prandaj në këtë kohë me konflikte të brendshme dhe me kundërvënie të hapur të korrupsionit të lartë shtetëror, rasti më i favorshëm do të ishte ndërhyrja direkte dhe me personalitet e politikës amerikane. Dhe kjo tani i dha shenjat me ndërhyrjen elokuente që bëri para disa ditësh ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit. Por sigurisht kjo duhet të vijojë, dhe, në të njëjtën kohë, shqiptarët kanë të drejtë kur pyesin: kur do të vijnë hetuesit shqiptarë nga Shtetet e Bashku\ra që të fillojë hetimi kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri.

Next Post
Me gushtin nis fluksi i turistëve, pushuesit dynden në Vlorë

Me gushtin nis fluksi i turistëve, pushuesit dynden në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In