• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur do të jemi “Covid free”? Ekspertët: Të blihen edhe më shtrenjtë se sa janë vaksinat që të vaksionojmë popullatën

by Java News
17/02/2021 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke iu referuar tre skenarëve që ka bërë publike vetë qeveria shqiptare, por edhe duke parë ritmet e mbërritjes së vaksinave në vendin tone, ekspertët nuk janë aspak optimistë për kohën kur Shqipëria do të mund të çlirohet nga kufizimet e diktuara nga covid.

“Kur do të jetë vaksinuar 70% e popullatës atëherë do të jemi drejt fundit, kur do të ndodhë kjo për Shqipërinë? Do të jetë shumë vonë. Ju i keni parë skenarët dhe nuk flitet për 2021, por nga 2022 e mbrapa. Kjo është arsyeja që duhet të shohim shumë skenarë, ka shumë aktorë loja dhe ne skemi pse të shkojmë me një të vetëm” u shpreh Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik.

Të tjerë shpresojnë që të paktën deri nga mesi i marsit të jetë mbyllur vaksinimi i mjekëve të QSUT-së. Brenda pranverës pritet që së paku të jenë vaksinuar të gjithë mjekët e vendit.

Por pavarësisht optimizmit për zhbllokimin e procesit të prodhimit të vaksinës, ekspertët mendojnë se ky nuk është momenti për të menduar për kostot financiare, por se si të dalim sa më parë nga ky kolaps.

Ata i sugjerojnë qeverisë shqiptare dy alternativa: së pasi të ndiqet strategjia e Izraelit dhe të blihen vaksinat qoftë edhe me kosto më të lartë, dhe e dyta në këtë situatë emergjente të përjashtohen nga vaksinimi ata që e kanë kaluar.

Dhe për që ekspertët kjo shifër shkon mbi 35% e popullatës. Izraeli është kthyer në modelin botëror të vaksinimit. Që në pranverë të vitit 2020, kur pandemia sapo kishte trokitur në derë, Izraeli nisi një fushatë agresive për sigurimin e vaksinës duke i blerë edhe më shtrenjtë. Aktualisht rreth 50% izraelitë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 20% të tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Së bashku me mbylljen totale që aplikoi për herë të tretë në fillim të këtij viti, kurba e shifrave të infektimeve në Izrael ka pësuar rënie të ndjeshme. Izraeli synon të jetë vendi i parë që “do të dalë” nga pandemia e koronavirusit.

“Rekomandimi im është që të blihen edhe më shtrenjtë se sa janë vaksinat. Mjafton që ne të vaksionojmë sa më shpejt popullatën, edhe sikur të shpenzojmë më shumë para për vaksinat, se çlirimi i ekonomisë dhe zhvillimi i aktivitetit në vendin tonë janë qesharake krahasuar me kostot e mbylljes” u shpreh Arben Gjata, Rektor në Universitetin e Mjeksisë.

Next Post
Rama: Po e fitojmë hap pas hapi betejën e rindërtimit, po njësoj do ia dalim edhe me vaksinimin

Rama: Po e fitojmë hap pas hapi betejën e rindërtimit, po njësoj do ia dalim edhe me vaksinimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In