• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur do të filloni të jeni vërtetë Opozitë!?

by Ben Andoni
26/10/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një kënaqësi të madhe nga kundërshtarët e z.Rama për batakun, ku po përfundon qeverisja e tij. Më shumë se fillim për të menduar për qeverisjen e tyre të ardhshme duket se është padurim për të fituar kohë e humbur. Që do të thotë në kuptimin e ngushtë të paartikuluar  para dhe influencë. Brenda këtyre dy koncepteve rrotullohet gjithçka që mbulohet me retorikat e bukura, që na përcolli deri më tani kryeministri i vendit me shpurën e tij. Falë një atributi të radhë që ka për qesëndinë dhe bejtet dhe që vetë z.Rama, e përmend pa modesti, parlamenti i këtyre dy legjislaturave është kthyer në nivelet më të dobëta, që ka pasur në vetë 30 vitet demokraci. Por, jo vetëm falë tij, por edhe kryetarit të Opozitës Z.Basha që e imiton në formën më pa substancë dhe patjetër paraardhësi z.Berisha. Ky i fundit tashmë ka pse të qetësohet, pasi barra e skandaleve po bie mbi shpatulla të tjera nga ku mund të kundrojë të gjithë lojën e tij politike.

Opozita e z.Basha është nga më të dobëtat deri më sot, qoftë në formë por edhe në përmbajtje. Duke e nisur nga përmbajtja, opozita e përbërë nga PD dhe LSI, sot, e kësaj dite nuk kanë të kristalizuar boshtin ideologjik,  ku do të mbështeten për aksionin politik, sepse teorikisht janë shumë larg njëra-tjetrës. Nga ana tjetër, PD-ja, ka probleme të mëdha të brendshme, që lidhen me zgjedhjet në struktura, por edhe me respektin e instancave. Sa i përket formës, ajo në përgjithësi i ngjet asaj që bëri Rama, pra duke i besuar show dhe demagogjisë denigruese, duke përdorur dhe fjalor shumë kërcënues dhe duke braktisur parlamentin. Kësaj i është shtuar dhe përpjekja për ta dobësuar PS-në me anë të skandaleve të njëpasnjëshme të përgjimeve.

Për të ardhur keq është se të njëjtat struktura që furnizojnë sot PD-në do t’i shërbejnë në të ardhmen PS-së, pasi në thelb, ato nuk dinë detyrat kushtetuese, që së pari duhet t’i shërbejnë vendit tonë. Ky është mjerimi më i madh i shtetit tonë, ku organet e drejtësisë, shërbimeve, policisë, veprojnë si nënstruktura partish.

Ndaj, ndodh që shërbimet tona informative dhe burimet e policisë, të politizuara në thelb, me qejfmbetjet më të thjeshta shërbejnë në anën e kundërt. Që do të thotë se kjo krizë shtetformimi demokratik do jetë dhe për dekadën e ardhshme, paçka rezultateve të Reformës në Drejtësi, që po lë  shumë për të dëshiruar.

Ajo që njerëzit pritën dhe besonin te z.Basha ishte se ndërgjegjësimi i tij do ishte përveç de jure dhe de facto si kryetari i opozitës. Kjo do të thoshte se së pari duhej të mendonte si kryeministër në hije i vendit. Të niste një retorikë të re pa denigrim, që t’i shkonte fytyrës së Shqipërisë së ardhshme, ku mendojmë se do të futemi; të shpërfaqte një vizion real për ekonominë e vendit duke e centralizuar dhe shpëtuar nga monopolet; si edhe të afronte besim. Këto janë gjëra thjeshta, por shumë të vështira të realizohen me atë nivel, ku ndodhet sot Opozita me kërcënimet e frikshme, e që defiçensat e saj i përcjell me ulërima dhe fyerje. Ajo që mbetet për njerëzit pas trishtimit të madh është një dhe vetëm një gjë: Kur do të silleni realisht si opozitë?! (Javanews)

 

 

Next Post
UEFA i dënon keq rumunët për fyerjen e Kosovës

UEFA i dënon keq rumunët për fyerjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In