• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur do ta arrijë “pikun” varianti Delta

by A R
18/08/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Newsweek

Varianti  Delta, i identifikuar në Indi po përhapet me ritme të shpejta në Shtetet e Bashkuara dhe tani përbën shumicën e rasteve të reja në vend.

Mesatarja aktuale rasteve e reja në një javë është rreth 130,000. Ndërkohë Francis Collins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, paralajmëroi në një intervistë për Fox News  se numri i rasteve ditore së shpejti mund të shkojë në 200,000 në 24 orë.

Duke pasur parasysh rritjen e rasteve, a mund të parashikojmë se kur kjo valë e nxitur nga Delta do të arrijë kulmin? 

Sipas Benjamin Linas, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit tha se diçka e tillë është e vështirë të parashikohet. Sigurisht kjo është në dorën tonë. Njerëzit duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur  dhe duhet të mbajnë maska si edhe të respektojnë rregullat që secili shtet ka imponuar.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund të kemi në kontroll virusin apo variantet e tjera të rrezikshme. Nuk është  mister se si mund ti  jepet fund rritjes së rasteve për shkak të variantit  Delta, por njerëzit janë të lodhur  dhe nuk kanë më as vullnet për të ndërmarrë masa.

Linas,  tha se të dhënat sugjerojnë se pa marrë masa, shumë shtete do të regjistrojnë  rritje të rasteve me variantin Delta, me norma vdekshmërie më të larta se në valën e parë të COVID .

“Kjo është shqetësuese,” tha ai. “Nëse jeni të vaksinuar, me siguri nuk do të jeni një nga njerëzit që do të vdesin nga Delta, por ju ende duhet të merrni masat në mënyrë që të mos kontribuoni që rritja e rasteve të krijojë variante të reja.

Jagpreet Chhatwal, një drejtor i asociuar në Institutin për Vlerësimin e Teknologjisë, Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit dhe një asistent profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit, tha se parashikimet e modelimit nga projekti i COVID-19-me të cilin janë përfshirë të dy institucionet-sugjerojnë që rastet e COVID do të arrijnë kulmin gjatë periudhës Tetor-Nëntor, në varësi të shteteve.

Chhatwal tha se vdekjet e parashikuara në 24 orë ka shumë të ngjarë të tejkalojnë kulmin e tyre të në fillim të vitit 2021 në disa shtete.

“Gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen para se të përmirësohen deri në fund të vitit.”

Maskat dhe vaksinimet janë vendimtare në luftën kundër Covid

Chhatwal tha se një kombinim i dy faktorëve kontribuoi në valën e fundit të COVID .

“Së pari, varianti Delta u shfaq  menjëherë pasi u hoqën kufizimet për distancimin shoqëror  dhe mbajtjen e maskave,” tha ai. “Meqenëse rastet dhe vdekjet si pasojë e COVID  ishin në nivelin më të ulët.

Së dyti, shkalla e vaksinimit mbetet nën optimale. Kur Delta filloi të përhapej, shumica e shteteve nuk kishin as 50 përqind të popullsisë plotësisht të vaksinuar “.

Sipas Chhatwal, ky kombinim i normave të ulëta të vaksinimit dhe lehtësimit të masave krijoi kushte ideale që varianti Delta të përhapej kudo. Për ti dhënë fund valës së Covid ose për të zvogëluar ndikimin e valës – ne kemi nevojë të rrisin normat e vaksinimit dhe të rikthejmë masat si distancimi social apo mbajtja e maskave.

Për sa kohë që një pjesë e popullsisë ende nuk është  vaksinuar,  valët e infeksioneve do të vazhdojnë të ndodhin pasi virusi gjen hapësira të njerëzit më të dobët.

“Kjo situatë është si anologjia e zjarrit. Njerëzit e pavaksinuar janë si bari i thatë, njerëzit e infektuar janë shkëndija. Nëse i vaksinojmë të gjithë dhe eliminojmë barin, atëherë edhe me një shkëndijë nuk do të marrim zjarr,” tha ai.

(ABC News)

Next Post
Shqiptarja rrëfen periudhën 3 vjeçare të kaluar në Afganistan: Mos kini frikë, nuk vjen asnjë e keqe prej tyre

Shqiptarja rrëfen periudhën 3 vjeçare të kaluar në Afganistan: Mos kini frikë, nuk vjen asnjë e keqe prej tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In