• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur citohen media proruse…

by Enver Robelli
27/10/2025 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Po e shoh që po citohet gjerë e gjatë një “analizë” që e paska botuar gazeta gjermane “Berliner Zeitung” në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Natyrisht mund të citohet çdo medie e huaj, fundja liria e fjalës vlen për të gjithë, por do të ishte e udhës që në rastin e “Berliner Zeitung” të theksohet se çfarë gazete është kjo:

1. Në Gjermani shihet si gazetë proruse.

2. “Berliner Zeitung” ka qenë organ zyrtar i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore.

3. Gjatë luftës së NATO-s për çlirimin e Kosovës ka qenë gazeta më kritike ndaj intervenimit. Po ashtu në lidhje me masakrën e Reçakut i ka prirë frontit për minimalizimin e krimit (bashkë me disa gazeta franceze) dhe tërthorazi arsyetimin e krimeve të forcave të Sllobodan Millosheviqit.

4. Kur nacionalistët zviceranë, të gjithë kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, e ftuan para një viti autokratin serb Aleksandar Vuçiq në hotelin e famshëm Dolder në Zürich për të folur para një publiku kryesisht antiperëndimor, i pranishëm ishte edhe Holger Friedrich, botues i “Berliner Zeitung”. Friedrich shihet edhe në fotografi me Vuçiqin gjatë bisedave me palën zvicerane. Krijohet përshtypja se ai është anëtar i delegacionit serb. Në foto ai shihet i pari nga e djathta (tullac me mjekër).

5. Nga mediat trandicionalisht properëndimore gjermane Friedrich quhet botues i “padenjë” dhe konsiderohet rrezik për demokracinë.

6. “Berliner Zeitung” shpesh shërben si platformë e zëdhënësve proputinistë në Gjermani. Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder, i cili është argat i paguar nga firmat ruse të naftës e gazit, e akuzoi NATO-n bash në këtë gazetë se e ka poshtëruar Rusinë dhe pretendoi se NATO bart një pjesë të fajit që për Europën dhe Ukrainën nuk ka plan paqeje.

7. Botuesi Holger Friedrich është adhurues i flaktë i politikanes Sahra Wagenknecht, e cila nga mediat në Gjermani përshkruhet si staliniste. Wagenknecht ka kundërshtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ka kundërshtuar deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ka kundërshtuar njohjen e Kosovës nga Gjermania. Propaganda ruse e adhuron atë si “ylli i ri i politikës gjermane”.

8. Sipas një shkrimi hulumues të gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, Friedrich qysh në fillim të mandatit të tij (si botues i “Berliner Zeitung”, 2019), shkaktoi një skandal. Së bashku me gruan e tij, ai botoi një editorial, në të cilin, ndër të tjera, ankohej se Perëndimi në vitin 2001 nuk e kishte pranuar “dorën e shtrirë” të Vlladimir Putinit. Menjëherë pas kësaj, u bë e ditur se Friedrich, në kohën e Gjermanisë lindore komuniste, kishte spiunuar kolegët si bashkëpunëtor jozyrtar i Sigurimit të Shtetit (Staatssicherheit, Stasi). Një raport i pavarur e shfajësoi atë pjesërisht, sepse, i shantazhuar nga Stasi, ai raportoi “kryesisht gjëra të njohura botërisht” dhe veprimtaria e tij thuhet se ka pasur pasoja vetëm në një rast.

9. Friedrich – sipas “Neue Zürcher Zeitung” – ishte nënshkrues i parë i Manifestit të Paqes të Sahra Wagenknecht dhe (feministes) Alice Schwarzer, në të cilin Putini dhe Selenski vihen në të njëjtin nivel, sikur fajtori i qartë të mos ekzistonte.

10. Më 9 maj 2023, një vit pas agresionit të madh rus kundër Ukrainës, Friedrich mori pjesë në një pritje të Ambasadës Ruse në Berlin me rastin e përvjetorit të fitores në “Luftën e Madhe Patriotike”.11. Gazeta konservatore “Frankfurter Allgemeine Zeitung” komentoi: “Miqtë e Putinit bashkë”. Në takimin në Ambasadën Ruse në Berlin ishin edhe shefi i partisë së djathtë radikale AfD, Tino Chrupalla, ish-kancelari Gerhard Schröder dhe Egon Krenz, lideri i fundit komunist gjermanolindor, i cili ende gjen fjalë mirëkuptimi për diktaturën.

12. Dje “Berliner Zeitung” botoi një “analizë”, motoja e së cilës ishte kjo: “Donald Trump ndalon dërgesat e raketave Tomahawk për Ukrainën. Planet e BE-së për përshkallëzim kërcënojnë paqen botërore. Autori ynë analizon situatën dhe tregon një strategji daljeje”. Nuk është Vlladimir Putini ai që po eskalon, por BE, sipas “Berliner Zeitung”. Edhe kështu bëhet gazetari. Në interes të Rusisë. Të gjitha këto duhet pasur parasysh kur përhapen shkrime të “Berliner Zeitung” për Kosovën. Dhe për këtë nuk duhet shumë mund hulumtues. Informatat janë publike. Gjenden për 10 minuta në internet.

Next Post
Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të bisedojë me Trump

Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të bisedojë me Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes

February 1, 2026
Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

February 1, 2026
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In