• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur celulari “shpik” realitetin, si inteligjenca artificiale po ndryshon kujtimet tona

by A R
05/02/2026 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telefonat inteligjentë nuk po regjistrojnë më thjesht realitetin, në disa raste, po e riformësojnë atë. Nga përmirësimet e lehta deri te shtimi i detajeve që nuk kanë ekzistuar kurrë, inteligjenca artificiale (AI) po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si duken kujtimet tona.

Një nga shembujt më të përfolur është funksioni “100x Space Zoom” i telefonave Samsung Galaxy. Ai arrin të fotografojë Hënën me një qartësi mbresëlënëse, por me një “kusht”, imazhi nuk është plotësisht autentik.

Një përdorues i Reddit-it tregoi se si telefoni i tij Samsung krijoi një foto të qartë të Hënës duke u bazuar në një imazh të turbullt dhe me rezolucion të ulët të shfaqur në ekran. Kjo ndodh sepse AI është trajnuar të njohë Hënën dhe të “plotësojë” detaje që kamera nuk arrin t’i kapë.

Samsung e quan këtë një “funksion përmirësimi detajesh”, por kritikët e shohin si një formë manipulimi të realitetit.

Edhe pa këto funksione ekstreme, çdo telefon modern përdor algoritme komplekse. Kur bëni një foto, pajisja nuk kap vetëm një imazh, por disa njëherësh, të cilat më pas kombinohen për të krijuar rezultatin përfundimtar.

Në iPhone, për shembull, përdoret teknologjia “Deep Fusion”, e cila analizon objekte dhe fytyra duke u bazuar në miliona imazhe të trajnuara më parë.

Rezultati shpesh është një foto e pastër dhe vizualisht tërheqëse. Por disa fotografë dhe përdorues vërejnë se imazhet duken “plastike”, me tekstura të sheshta ose detaje artificiale – veçanërisht kur zmadhon foton.

Në disa raste, përpjekja për perfeksion sjell deformime që duken si “haluçinacione” të AI-së. Kjo ka bërë që disa përdorues të rikthehen te telefona më të vjetër ose të përdorin kamera të veçanta për fotografi.

Në disa tregje aziatike, veçanërisht te markat kineze, filtrat e bukurisë janë të aktivizuar si parazgjedhje. Ato zbusin lëkurën, ndryshojnë tiparet e fytyrës dhe në disa raste shtojnë detaje të reja.

“Ky është haluçinacion i pastër”, thotë Ziv Attar, ekspert i fotografisë kompjuterike, duke përshkruar raste kur AI “vizaton” qime vetullash ose sy në fytyra që mezi dallohen në sfond.

Një foto e bukur, por një moment që s’ka ndodhur

Edhe kompani si Google kanë prezantuar funksione si “Best Take”, që bashkojnë fytyrat më të bukura nga disa foto në një imazh të vetëm. Rezultati është estetikisht i këndshëm, por përfaqëson një moment që nuk ka ekzistuar kurrë.

Studiuesit paralajmërojnë se imazhet e modifikuara nga AI mund të ndikojnë në kujtesën tonë dhe në mënyrën se si e perceptojmë veten dhe botën përreth.

Përdoruesit që duan më pak ndërhyrje mund të çaktivizojnë HDR-në, filtrat e bukurisë dhe optimizimet e skenës. Fotografitë RAW, të disponueshme përmes mënyrave profesionale ose aplikacioneve të veçanta, tregojnë atë që sensori kap realisht edhe pse rezultati është më i ashpër dhe larg perfeksionit. Ndoshta nuk janë të bukura, por janë më të sinqerta.

Next Post
Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In