• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kur burrat e bëjnë punën pis, gratë duhet të pastrojnë terrenin

by Java News
12/02/2018 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

…drejtimin e punëve duhet ta marrin gratë. Një shënim për politikën gjermane dhe dy udhëheqëse (Angela Merkel dhe Andrea Nahles) që (do të) drejtojnë dy partitë më të mëdha politike – CDU dhe SPD.

Sa herë që burrat e bëjnë punën pis, gratë duhet të pastrojnë terrenin.

Në fund të viteve ’90 Helmut Kohli u ballafaqua me akuza të rënda për financim ilegal të partisë se tij (CDU).

Përkundër apeleve që të tregojë se prej kujt kishte marrë para për të mbushur arkat e partisë, Kohl nuk foli. Kurrë.

Këtë sekret e mori me vete në varr, pasi u hidhërua me gati të gjithë politikanët e CDU-së. Atëbotë – në fund të viteve ’90 – Angela Merkel e shtyu anash patriarkun Kohl dhe e mori drejtimin e partisë.

Ndarja me Kohlin ishte radikale.

Madje Merkel në vitin 2000 ia anuloi Kohlit edhe titullin «kryetar nderi» i CDU-së.

Më 2010 Merkel përsëriti se Kohlit assesi nuk do t’i kthehet titulli kryetar nderi i partisë.

«Kjo pyetje nuk shtrohet më», tha ajo.

Pasi u bë kryetare e CDU-së Merkel më 2005 solli parinë e saj në pushtet.

Tani, në vitin 2018, burrat socialdemokratë të Gjermanisë e kanë bërë punën pis dhe një grua, Andrea Nahles, po merr drejtimin e partisë (SPD) për të pastruar oborrin.

Kryetari i deritanishëm i SPD-së Martin Schulz i ka humbur zgjedhjet parlamentare dhe pastaj ka thënë se kurrë, kurrë, kurrë nuk do të bëhet ministër i Merkelit.

E shkuar, e harruar.

Schulz lidhi koalicion me Merkelin, madje shprehu dëshirë të bëhet ministër i Jashtëm.

Kjo ambicie e tij e çmendi Sigmar Gabrielin, ministër aktual i Jashtëm i Gjermanisë, i cili ka qenë kryetar i SPD-së.

Gabriel dëshiron të mbetet kryediplomat.

Me gjasë nuk do të mbetet.

Të dy – Gabriel dhe Schulz – duket se do të mbesin vetëm deputetë në Bundestag.

Të martën Schulz e ka ndërmend t’i dorëzojë Andrea Nahlesit postin e kryetares.

Ky zhvillim në politikën gjermane tregon se sa më shumë të ketë gra në politikë, aq më pak rrëmujë do të (mund të) bëjnë burrat.

Por, jo çfarëdo gra. Që të jetë e qartë.

Angela Merkel të dielën në mbrëmje u ballafaqua me pyetjen nëse mendon të tërhiqet nga posti i kancelares pas një apo dy vitesh.

Ajo tha: «Unë jam nga ata njerëzit që i mbajnë premtimet».

Domethënë: deri në vitin 2021 në pushtet, nëse s’bën vaki ndonjë e papritur.(dp)

Next Post
Tiranë/ Bie suvaja e tavanit në shkollë, lëndohet mësuesja

Tiranë/ Bie suvaja e tavanit në shkollë, lëndohet mësuesja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In