• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur Brukseli ia lë në dorë shqiptarëve integrimin e tyre

by Alfred Peza
26/02/2018 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Shqipëria ndoshta nuk ka qenë asnjëherë në një pozicion të tillë kaq të favorshëm në raport me procesin e integrimit të vendit në BE, si ajo që u duk pas konferencës për shtyp të Presidentit të Komisionit Europian Junker, me Kryeministrin Rama në Tiranë. Një pozicion i cili, pas reformës në drejtësi dhe fillimit të efekteve të saj të para, nisjes së procesit të vettingut për gjyqtarët e prokurorët dhe rënia dakord deri tani në parim për arritjen e marrëveshjes me Greqinë, bën që të duket sikur vetëm shqiptarët ta kenë tashmë në dorë fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Fillimisht Junker me elegancë, i dha përgjigje komisionerit Johannes Hahn që ndodhej përballë tij në sallën e konferencës në Tiranë, për deklaratën që ai bëri pak orë më parë për gjermanen “Die Welt” kur u shprese se “Franca, por para së gjithash Gjermania kanë rezervat e mëdha në rastin e Shqipërisë. Shqiptarët nantyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”. Ndërsa Junker, përkrah Edi Ramës ia ktheu: “Është një moment që e tregon ndryshimin, duke përfshirë faktin që Shqipëria, për mua nuk ka asgjë të habitshme që të mos jetë pjesë e BE”.

Më pas, Presidenti Junker shtoi se “konstatoj që Shqipëria po akumulon progres, se ka nisur shumë reforma dhe kështu Komisioni Evropian do ti hapë negociatat. Nuk kam ardhur për premtime bosh, sepse s’është ky qëllimi, por dua të inkurajoj Shqipërinë për reformat kundër krimit, për Vettingun dhe Gjykatat.”

Më pas ai shtoi se duhet ti jepet fund konflikteve rajonalë dhe e mbështesim Shqipërinë në përmirësimi me vendet e Ballkanit Perëndimore (duke nënkuptuar Greqinë). Vendi i Shqipërisë është në BE”.

Duke shtuar më pas se “sa për vettingun konstatoj që procesi po jep rezultate mbresëlënëse, ne jemi të siguruar dhe procesi do të vijojë edhe kur Komisioni do të publikojë rezultatet. Pastaj ka raste që i interesojnë opinionit shqiptar që mund të ndikojnë në këtë lloj diskursi, por mendoj që i takon drejtësisë shqiptare që të bëjë punën e saj, dhe mendoj që do ta bëjë.”

Sipas raportimeve të medias, Juncker dhe Hahn do të vendosin theksin gjatë vizitës në Shqipëri te zbatimi i reformës në drejtësi në prag të rekomandimit të hapjes së negociatave, që pritet të marrë dritën jeshile në qershor. Ndërkohë Kryeministri Rama shprehu bindjen se marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë do të përmbyllet me sukses dhe do të jetë një tjetër arsye që BE të vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz.

Nisur nga këto qëndrime dhe vlerësime, për herë të parë përfaqsuesit më të lartë të Brukselit, nuk artikuluan kritika, detyra shtëpie shtesë apo prioritete të reja, që i kemi dëgjuar sa herë që Shqipëria dukej vitet e shkuara se priste një moment si ky. Shenjë dhe provë e qartë dhe e sigurtë kjo, se më në fund, duket se janë përmbushur të gjitha standardet e nevojshme dhe të domosdoshme për të hapur negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ajo që prêt më shumë pas kësaj Brukseli, është dhënia e rezultateve konkrete nga procesi i pastrimit të sistemit të drejtësisë shqiptare dhe vijimi i ngritjes, konsolidimit e dhënies së rezultateve konkrete për ndëshkimin e krimit, korrupsionit dhe dhënies fund të kulturës së mosndëshkueshmërisë. E nga ana tjetër, sigurisht zgjidhja njëherë e përgjithmonë e problemeve të akumuluara në rreth 70 vjet në raportet Shqipëri- Greqi, si një kusht i panegociueshëm për të mos eksportuar nesër problemet dypalëshe, brenda në union.

Qeveria dhe mazhoranca në Shqipëri janë më të interesuarat që këto procese të ruajnë këtë ritëm dhe trend pozitiv, në mënyrë që të mos ketë surpriza të pakëndshme rrugës. Fakti që brenda palës shqiptare ka qëndrime si ai i séancës për shkarkimin e ish Prokurorit të Përgjithshëm në Parlament, mbrojtja që po i bëhet Llallës nga disa segmente të opozitës pas vendimit të sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për të mos lejuar familjen e tij të udhëtojë drejt SHBA për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni dhe debati i tensionuar Presidencë- Qeveri për negociatat me Athinën, tregon se brenda klasës sonë politike ka një problem.

Kur vjen puna për një çështje kaq madhore si fillimi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sigurisht që e gjitha klasa politike ka edhe merita, por është edhe bashkpërgjegjëse sot përpara shqiptarëve për vonesën dhe nesër para historisë, për shpërdorimin e këtij momenti të papërsëritshëm. Ndaj të gjithë penguesit, duhen treguar me gisht dhe duhen ndëshkuar politikisht, në përpjesëtim me dëmin që mund ti shkaktojnë ëndrrës së kahershme të shqiptarëve, për të qenë edhe zyrtarisht tashmë, pjesë e familjes së madhe europiane.

Next Post
Bora dhe ngricat ‘mbërthejnë’ vendin, ARRSH: Ja zonat e bllokuara, situata e akseve kombëtare

Bora dhe ngricat 'mbërthejnë' vendin, ARRSH: Ja zonat e bllokuara, situata e akseve kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In