• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kur beson se Perëndia rri në dritare ose kur Ulsiu i flet veshit të Saliut

by Lorenc Vangjeli
05/01/2024 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Supozojmë… Supozojmë se klithma plot shpresë: “…e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, e tre dekadave e kusur më parë, do të ishte sot një realitet i përditshëm. Supozojmë se ndërsa Doktori i shpresës së dikurshme që jepte deklarata në oborrin e Kuvendit për shpresën e nesërme të demokratëve, që kreu i narkoshtetit Edvin Rama do të përmbysej një ditë, atij i do t’i afrohej nga pas ministri i drejtësisë Manja. Ulsiu pret sa mbaron Doktori me mikrofonat e gazetarëve dhe i pëshpërit në vesh: “Zoti Berisha, si do t’ia bëjmë për amnistinë? Janë 600 shpirtra njerëzorë, që presin votimin në parlament për të shkuar në shtëpi për festat e fundvitit”.

Supozojmë… Vetëm supozojmë se Doktori ka lexuar projektligjin për amnistinë, të votuar në qeveri që në dhjetorin e shkuar dhe e di se do të shkojnë në liri të gjithë ata burra e gra të dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vjet e katër vjet. Apo edhe të tjerë, burra dhe gra, që ju kanë mbetur edhe tre deri në katër vjet burg nga dënimi. Apo dhe të tjerë burra akoma, që kanë mbushur 60 vjeç dhe gra që kanë festuar të 50-at e tyre në qeli. Shumë të tjerë që nuk do të plotësonin kriteret për t’u liruar, do të përfitonin një vit e gjysmë ulje të dënimit.

Supozojmë… ama ky është vetëm supozim, që Doktori interesohet dhe Manja ja konfirmon me llaf burri se nuk do të ketë tolerim tek të dënuarit me burg për jetë, për vrasësit dhe të dënuarit që kanë kaluar nga dyshimi i provuar në gjykatë i SPAK-ut për korrupsion dhe krim të organizuar.

Pastaj të dy bashkë hyjnë në Kuvend, votojnë për amnistinë dhe ndahen secili në punë të vet dhe secili në anën e përkundërt të llogores me karrige të përmbysura.

Nuk ndodhi kështu. Dhe nuk do të ndodhë kurrë kështu me protagonistë këta dy personazhe dhe me identikitin që ata përfaqësojnë në një Shqipëri që edhe pse do, nuk është si Evropa.

Në vend të dialogut të supozuar, i pari do të buçiste: “Dua t’i them kriminelit elektoral Ulsi Manja që është sot në krye të burgjeve, shko dhe zgjidh qelinë!”, kurse i dyti do t’i sillej hazërxhevap: “Jam i lumtur që arritëm këtë ditë që unë dhe ti të dalim para drejtësisë”. I pari do të betohej se tjetri vetëm qenin e shtëpisë nuk e ka rrogëtar shteti, kurse i dyti do t’i premtonte se do ta lajmëronte, për shkak të moshës, një javë përpara sesa t’i vinte dita e arrestit.

Njëlloj si ta edhe Flamuri e Albana, Blendi e Kasemi, Xhelali e Aurora, Andia e Edi, Gazi e Nikoja, Monika dhe Dashi, Petro dhe ish-Gramozi, Laerti dhe Isufi, Edona dhe Vullneti, Jorida dhe Oriola, Xhemali dhe Enslemvera, do t’i punonin qindin njëri-tjetrit, si njëri dhe tjetri nga 140 gratë e burrat në sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Nesër, nga pranvera e këtij viti a pranvera tjetër, të gjithë bashkë do të bëjnë garë elektorale edhe nëpër qeli duke shitur tek fatkeqtë e qelive, shpresën se një shoqëri moderne nuk kërkon thjesht ndëshkim, por rehabilitim. Se ashtu bën edhe Evropa. Do të betohen se besojnë që dikush që është kapur me dy cigare hashash në xhep dhe e quajnë bandit, nuk është më i lig se ai që ka trafikuar dy ton kokainë dhe e quajnë biznesmen. Se kështu mendojnë dhe në Evropë.

Një shoqëri e dëshmon forcën e saj me mënyrën sesi sillet me individët më të dobët të saj. Dhe nëse kjo aksiomë është e vërtetë, kjo është dëshmia më ulëritëse e dobësisë së një shoqërie që nuk është bërë ende komunitet. Kjo është dhe një nga rrënjët e shumta të së ligës dhe krizës së identitetit të shoqërisë shqiptare, e padrejtë në thelb, revanshiste dhe hakmarrëse, që ende beson tek urrejtja dhe urren edhe dashurinë. Eshtë portreti i një shoqërie në të cilën, më shumë se gjysma është e bindur se Zoti e ka zyrën në kat të dytë dhe që në më pak se gjysmën e saj, beson se Perëndia flet nga dritarja: tek rrugica e Salës, aty ku dikur pinte kafe edhe Ulsiu.

Next Post

Rrugica ku kërkojnë diellin

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Ishte një analizë mjaft interesante…pa mllefe…por racionale dhe me mendim arguntues…dhe i niveli intelektual mjaft të mirë dhe të dobishëm për ne.Faleminderit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In