Ish kryeministri Sali Berisha është një polemizues i fortë në parlament, aqsa shpesh herë behet dhe “katalizatori” i ngritjes së nervave të shumë deputetëve socialistë dhe jo vetëm… por gjithashtu ai njihet edhe për faktin se nuk e “ka për turp” t’u flasë kundërshtarëve të tyre, ti përshëndesë apo të takohet me ta përpara nisjes së betejave të së enjtes.
Një rast i tillë, i ilustruar nga fotot e sjella nga panorama, tregon momentet kur Berisha takon deputetin socialist Ylli Ziçishti, gjithashtu mjek me profesion si “doktori”.
Mesa duket Berishën e ka “zbutur” kolegu i tij doktor, pasi ish kryeministri duket i lumtur dhe i buzëqeshur teksa takon Ziçishtin./java/a.k