Ai po përpiqet të mbrohet tani, duke dalë nëpër TV dhe gazeta, por atë që ka bërë në Gërdec, nuk mund ta mbulojë dhe fshehë dot.
Madje, edhe aleatët e babit e dinë fare mirë çfarë ka bërë.
Mjafton të kujtojmë vetëm pak vite më parë, kur Sali Berisha kërkonte në Kuvend dorëheqjen e Ilir Metës si kryeparlamentar, pas akuzave të Tom Doshit se ai donte ta vriste.
Meta i kujtoi në sallë Berishës, bisedën që ata kishin bërë për shkëlzen Berishën dhe se ai ishte në filmimet e Dritan Priftit.
Më pas Berisha nuk u ndje dhe Meta e la me aq atë muhabet.
Sot natyrisht ata janë sërish bashkë dhe duan edhe të vetëflijohen, për të mirën e vendit.(TemA)