• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur BE-ja do ‘të përfitojë’ edhe me Ballkanin!

by Ben Andoni
17/09/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Që Shqipëria është vendi më pro integrimit evropian nuk e rrëfejnë fjalët dhe fjalimet patetike të zyrtarëve tanë, ku Rama e ka intensifikuar gjuhën e komunikimit në funksion të idesë së përkatësisë sonë, njëjtësishëm me rrugën e vendeve të tjera ballkanike kah BE-së. Atë e tregojnë sondazhet në vite dhe një vokacion i madh i popullatës shqiptare në të gjitha shtresëzimet sociale të saj. Është kaq e theksuar kjo, saqë media e huaj, na e ka përmendur në aspektin grotesk të një lloj përpjekje identiteti, të cilit nuk i takojmë në përmasat që mendojmë dhe mëtojmë.

Për arsyen se nuk e kanë njohur regjimin komunist, por më shumë se kaq, atë lloj drejtimi historik të mbrapshtë që mori vendi dhe brenda kampit me të njëjtin kah ideologjik, organizmat dhe individët e ndryshëm të huaj e kanë të pamundur të kuptojnë këtë kërkesë, që tashmë është vërtetë përcaktimi i një nevoje identitare.

Por ndërsa në Forumin Strategjik të Bledit, Michel, kryetar i Këshillit Evropian, i bëri të ëndërrojnë dhe njëherë ballkanasit për integrimin në vitin 2030, pak orë më vonë presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen kujtoi se duheshin meritat e vendeve tona dhe qasjen e re, që vjen me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo na kthjelloi por edhe na kujtoi se fjalimi i saj nga specialistë u interpretua si një fjalim zgjedhor ose më shumë se kaq përgatitor për zgjedhjet e ardhshme në BE. Element, që nënkupton se pas zgjedhjeve, Ballkanin e presin sërish sfida por sidomos elementë të rinj retorike. Se do jetë apo jo Von der Leyen, kjo mbetet për t’u parë dhe pritur.

Megjithatë, në këtë qasje të saj pati dhe elementë pozitivë: Ballkanasve i është kërkuar sundimi i ligjit, ku presidentja e KE-së e ka përcaktuar si element parësor. Dhe, jo më kot, ajo propozoi që vendet e Ballkanit, këtej e tutje, të përfshihen në Raportin Vjetor të Sundimit të Ligjit të BE-së, pothuaj njësoj si vendet anëtare. Një element vërtetë i vlefshëm. Ose të themi një element i mirë për studiuesit por jo për burokracitë tona dhe mbi të gjithë për nivelin e demokracisë tonë, që tashmë ngado në Ballkan, ashtu edhe tek ne, ka karakter autokratik. Vala e zgjerimit duket se do të na përmbledhë në burokraci më të mëdha, por një gjë kuptohet lehtë: qeveritarët tanë të tanishmit dhe ata pas tyre do të kenë mundësi shumë më të mëdha t’i justifikojnë qasjet e tyre, sepse tashmë janë të veshura me vello evropiane dhe me burokraci. Ndaj, fjala e Von der Leyen, ishte tërheqëse, ashtu si fjala e Michel për integrimin ballkanik, porse retorika zgjedhore e BE-së, duke dashur “të përfitonte” edhe nga Ballkani nuk është aq lajm i mirë. Të paktën për demokracitë tona, që janë nën petkun e dhimbshëm të forcimit të autokracisë. (Javanews)

 

 

Next Post
‘Do të përjashtohen nga konkurrimi’/ Hyn në fuqi udhëzimi për punësimin me përparësi të mjekëve të rinj

‘Do të përjashtohen nga konkurrimi’/ Hyn në fuqi udhëzimi për punësimin me përparësi të mjekëve të rinj

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    3 years ago

    Bashkimi evropjan tall bithen me Shqiperine 30 vjet ne populli Shqiptare e dime shum mire kete gje prandaj nuk miremi fare me me ceshtjen e Bashkimit evropjan edhe se su bedojme me por edhe se kane dale superfuqi te tjera qe ja kane kaluar Bashkimit Evropjan ne cdo aspekt ekonomik ushtarak dhe ne mund te bejme aleance me keto shtete dhe te fitojme me shum gjera,por edhe se shohim qe Bullgari Rumania Hungaria jane pjese e BE 20 vjet dhe te keto shtete nuk ka ndryshuar ndonje gje sic ishin para 20 vjetesh ashtu jane dhe sot skane as aeroplan as tanke as raketa as fabrika as bujqesi.keshtu qe llogarit dalin qe Evropa dhe Amerika kontrollojne politikanet tane dhe median e mbajne popullin me shpresa duke na genjyer beni kete beni ate se te mirat do vijne me vone duke e carmatosur Shqiperine dhe duke mis dhene suvencione bujqve shkateruan Shqiperine e beren te dobet burat Shqiptare u bene emigrant te thjesht kurse grat Shqiptare skllave seksi.TANI POPULLI I KA KUPTUAR te gjitha keto hile prandaj voton Ramen sepse ka bere aleance me Turqine por edhe po te dilte ndonje politikan sot dhe te thoshte un po fitova zgjedhjet do beje aleance me Kinen populli do ta votonte.aleanca Shqiperi Evrop Amerik mbahet vetem nga politikanet dhe media se populli nuk i do.Amerika na carmatosi ne 2007 jemi 30 vjet aleat me Ameriken dhe skemi asnje aeroplan asnje tank asnje raket asnje nendetese skemi fabrika Amerika na futi ne kurth me evropen ne sfitojme gje ne aleanc me keto shtete.NUK E DUAM AMERIKEN DHE EVTOPEN Rama fiton zgjedhjet vetrm e vetem se ka bere aleanc me turqine

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In