Prokuroria ka qenë e njohur prej kohësh me precedentin “Balili”. Këtë thotë të paktën korrespondenca që pushteti vendor në Sarandë ka pasur me organet zyrtare të akuzës. Javanews ka mundur të sigurojë një shkresë të firmosur nga ish-kryetari i bashkise Sarandë Stefan Çipa në datë 5 mars 2014, drejtuar prokurorisë së rrethit gjyqësor Sarandë, me qëllim ngritjen e një padie penale për shoqërinë Balili sh.p.k.
Faksimilet që po botojmë dëshmojnë kundërshtimin që bashkia bënte asokohe për hedhje materialesh inerte në det dhe punime pa leje në zonën e ish-kampit të punëtorëve. Nuk dihet sesi janë administruar këto shkresa në atë kohë nga prokuroria, por fakti që punimet në fjalë kanë vijuar të pashqetësuara, tregon indirekt se ndërhyrja e drejtësisë ndaj padisë në fjalë ka qenë ingezistente.