Ashtu siç e thotë edhe shprehja “djali i pleqërisë”, lideri i demokratëve Lulzim Basha shfaq përherë një shenjë të dukshme përkujdesi ndaj figurës historike të PD, Sali Berisha. Gjë që e ka treguar edhe kësaj here, pas përfundimit të ceremonisë në Ambasadën e Britanisë, ku ishin të ftuar në nder të 90 vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Basha ka shoqëruar Berishën për tek makina e tij, teksa e mbante për krahu. Më pas kanë shkëmbyer disa fjalë dhe më tutje Berisha është larguar.
Fotot janë publikuar nga Newsbomb.