• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kur avionë kanadezë përcjellin për në banesën e fundit një aviator të thjeshtë shqiptar

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besoj se edhe ata më të vendosurit për të lënë vendin e vet për një jetë më të mirë, banesën e fundit do të donin ta kishin aty ku dheu është më i lehtë, si në urimin tonë të vjetër.

Dallgët e jetës janë aq të paparashikueshme, sa që t’i hap sytë një ditë mijëra e mijëra kilometra larg e përpiqesh të bësh nënë tokën e huaj. Por, si do të të presë ajo, a mund të të njohë ç’njeri je, ç’ke bërë, ç’të mira e të këqija, çfarë ke hequr në jetë, si je rrëzuar dhe ngritur, si ke mbjellë e vjelë frute të ëmbla a të hidhura, sa ke dashur e sa ke ndihmuar të tjerët, e sa e sa mund të ketë një jetë.

Ai ishte një nga njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ju nuk keni lexuar e as keni dëgjuar për të e as  e keni njohur, përveç shokëve e miqve, shumë më tepër janë ata që kanë dëgjuar në Durrës, vendlindjen e tij për familjen e madhe me emër të mirë, për vëllezërit e ndershëm, të respektuar e talentuar durrsakë Xhixha.

Ëndrrat  për qiellin janë më të bukurat për shumicën e fëmijëve, por për djaloshin biond me sytë si deti i Durrësit, çuditërisht u bënë realitet. Fluturoi për herë të parë në Rusi e më pas në Kinën e largët dhe u kthye kalorës i qiellit, nga i cili nuk u nda kurrë, deri sa mbylli sytë përgjithmonë, të paktën me zemër mbeti atje.

Ndër pilotët e parë shqiptarë, Dalipi fluturoi sa e sa herë mbi atë reliev që thoshte se ishte më i bukuri që kishte parë: malet hijerëndë me qeleshe bore, fushat pranë detit si kopshte ku mund te shihje sythat tek bulëzonin dhe frutat tek ëmbëlsoheshin, fshatrat e qytetet e vegjël, të mbledhur shtrënguar për të qenë pranë ,lumenjtë që gjarpëronin ndritshëm dhe ai, i shtrenjti i tij, deti dhe Durrësi!…

Ishte një dashuri e madhe aty poshtë, që ai mundohej ta mbante ngrohtë nën krahët e avionit të tij

…Por jeta nuk është një avion që mund ta drejtosh nga të duash, ajo të merr e të çon atje ku mbase nuk e ke menduar kurrë. Me flokët e bardhë, me një pension të vogël në xhep, mbi një avion të cilin do të kish dashur ndofta ta drejtonte, por jo ta ndërronte me “Mig”-un e tij të shkathët si fëmijë çamarrok, ai la atdheun, për të qenë pranë djemve të tij që kishin nisur një jetë të re plot shpresa përtej oqeanit. Gjithmonë pranë shoqja e jetës, Resmija, një grua me zemër të madhe si rrallëkush, ish-mësuesja e përkushtuar e fëmijëve me aftësi të kufizuara që e donin si asnjë tjetër. Gjithmonë të fliste me aq pasion për ta,  për talentet e tyre, për dashurinë e madhe që mbanin në zemra e që e shprehnin me shenjat e më shumë me sytë e tyre. Jo rrallë ata bujtnin tek ajo, jo veç për festa;  nëse do të hynte dikush për herë të parë në apartamentin e tyre të vogël, nuk do t’i dallonte nga fëmijët e shtëpisë!

DalipXhixha-and-his-Migv

Kjo familje e thjeshtë vazhdoi jetën në Kanadanë e largët; gjyshërit iu përkushtuan veçanërisht dy mbesave, Viktorias dhe Izabelës. Lidhjet e ardhjet e herëpashershme në vendlindje nuk ishin  veç gëzime, por edhe trishtim e lot për të afërm e shokë të ndarë nga jeta, takime në protestat për pensionet qesharake të ushtarakëve, rropatjet për hipotekimin e shtëpisë, ku kish jetuar prej vitesh. Aty mërzitej e aty çmallej, herë lotonte e herë kujtonte, disa gjëra i dukeshin më të bukura nga ç’i mbante në kujtesë e disa të tjera sikur ishin venitur e tkurrur.

Me gjithë dhimbjen e madhe, nuk di në do t’i kisha shkruar këta rreshta për humbjen e njeriut të mirë Dalip Xhixha, po të mos më kish dërguar Skerdi emocionet e atij funerali, sa të thjeshtë aq edhe të jashtëzakonshëm. Ishte shumë i prekur nga humbja e atit të shokut të tij që e kish mbajtur mbi supe kur ishte i vogël bashkë me Mandin, i kishte mësuar notin e i sillte dhurata modeste për ditëlindje (më shpesh aeroplanë plastikë ose prej druri). Përpjekjet dhe përkujdesjet e jashtëzakonshme të ekipit mjekësor të spitalit, nuk mundën ta mbanin në jetë zemrën e tij. Dhjetë mjekë e infermierë qëndruan për orë e orë të tëra  mbi shtratin e tij, por ….

I mallëngjyen të gjithë fjalët e pastorit të shtëpisë së funeraleve të Bramtonit, Ontario; fjalët e tij kishin veç dhimbjen njerëzore për njeriun e ndershëm, të përkushtuar e të devotshëm, njeriun  e thjeshtë që po varrosej në një tokë që nuk ka pse të jetë dhe nuk është e huaj për të. Ai e vlerësoi shqiptarin e mirë për cilësitë njerëzore, për kontributin e dhënë e djersën e ndershme; edhe pse në një vend të largët, djersa e tij ka pikuar mbi të njëjtën tokë, dashuria e tij ka qenë për njerëzit e kësaj toke. Ai, u shpreh pastori, ishte një prej njerëzve që vijnë nga shumë larg, në Kanada, por i bëjnë nder shoqërisë sonë, e bëjnë atë shpirtërisht më të madhe, më të pasur, me vlerat që sjellin. Për të, shqiptari Dalip Xhixha do të prehet i qetë, i respektuar e i nderuar në ketë tokë si çdo kanadez; ashtu si të gjithë ushtarët e rënë, që nën tokë janë njësoj.

DalipXhixhav

Një oshëtimë avionësh sa vinte e afrohej, ndërkohë që Mandi e Ermali dukeshin të mërzitur që nuk erdhën përfaqësues  të Aeroportit Muze të Hamiltonit, që i kishin lajmëruar. Të gjithë ngritën kokat lart, mbi varrezat e Bramtonit po fluturonin dy avionë. Nga Muzeu i Trashëgimisë të Avionëve Luftarakë ishin dërguar dy avionë të Luftës së Parë Botërore për të nderuar majorin e aviacionit shqiptar, mësuesin e brezave të tërë të aviatorëve të rinj.  Ata bënë pesë fluturime nderimi (Flyby Salute) mbi kortezhin me arkivolin e mbuluar me flamurin kuq e zi. Vetë komandanti i grupit drejtonte njërin prej avionëve. Ai e quajti nder, që t’i bënte në këtë mënyrë  homazh njërit prej pionierëve të aviacionit shqiptar, njërit prej shokëve e kolegëve të nderuar, ndonëse nuk ishin parë e takuar kurrë.

Ishte nderimi që i bëhej njeriut që me modesti, pa lëvdata e pa bujë, ka kryer me nder misionin që i ngarkonte koha kur jetoi; pa kërkuar asgjë, veç duke dhënë gjithçka mundej. Ishte nderimi më i bukur që i bëhet një njeriu të thjeshtë, një emigranti shqiptar flokë e zemërbardhë, që ta ndjejë sa më të lehtë dheun ku ka rënë, si të ishte dheu i Durrësit të tij.

Nën atë uturimë motorësh avionësh, të gjithë shqiptarët u ndjenë krenarë, ndjenë që dheu i huaj u bë më i lehtë, sepse atë e bëjnë njerëzit e mirë, me zemër të madhe, me dashurinë njerëzore që nuk njeh kufij, kombe e raca. Sa do të doja një mrekulli: që Dalipi të hapte sytë e të shihte qiellin me avionë,vetëm për një çast!…

Natasha Cerga

ma.me

Next Post

Turku bën çmenduri e kthen BMW me një koncept fantastik të motoçikletës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In