Luka Modric nuk po kalon një moment të mirë te Reali dhe kjo duket qartë. Kroati nuk është më një zgjedhje e parë për trajnerin Zidane dhe koha e tij në Madrid është drejt fundit.
Luka Modric nuk po kalon një moment të mirë te Reali dhe kjo duket qartë. Kroati nuk është më një zgjedhje e parë për trajnerin Zidane dhe koha e tij në Madrid është drejt fundit.
Për mesfushorin interesohet Milani, me kuqezinjtë që kanë një avantazh të madh, që quhet Zvonimir Boban. Kroati ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Modric dhe nuk e ka fshehur dëshirën për ta sjellë këtë të fundit në “San Siro”.
Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga merkato e verës tashmë dhe Modric pavarësisht se përfiton 10 milionë euro në Madrid, mund të pranojë një ulje të konsiderueshme, vetëm e vetëm që të kalojë në një ekip, ku mund të jetë lider përsëri.
Sidoqoftë, problemi mbetet te Milani. Ivan Gazidis e ka bërë të qartë që kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të marrin lojtarë që janë mbi 30 vjeç, pasi është kundër politikave të kryesisë së klubit. Ndoshta mund të bëhet një përjashtim kur bëhet fjalë për Luka Modric, por situata deri tani është e tillë, me Gazidis që mbetet problem…/ telesport
g.kosovari
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.