• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuptoje kush je nëpërmjet grupit të gjakut

by Aalison Pearse Stevens
05/07/2016 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër grupet e gjakut – A, B, AB dhe O – mund të flasin shumë për një individ.

Në disa vende është e diçka e përhapur që njerëzit ta përcaktojnë personalitetin e dikujt. Siç besohet në Japoni, personat me grupin A të gjakut janë të ndjeshëm, perfeksionistë dhe lojtarë të mirë ekipor, por për së tepërmi anksioz.

Personat të cilët kanë grupin 0 të gjakut janë kureshtarë dhe bujar, por edhe kokëfortë, personat me grupin AB janë misterioz dhe të paparashikueshëm, ndërsa ata me grupin B të gëzuar por edhe ekscentrik, individualistë dhe egoist.

Grupi O

Nëse grupi juaj i gjakut është O, atëherë duhet ta dini se u përkisni njerëzve që janë shumë të shoqërueshëm, gjithmonë të rrethuar nga shoqëria, të komunikueshëm dhe pa komplekse.

Jeni krijues dhe ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes. Dalloheni për përshtypjen e mirë që krijoni në takimet e para dhe nëse jeni femër, atëherë burrat ju konsiderojnë shumë tërheqëse, pavarësisht se nuk bëni pjesë në standardet klasike të bukurisë. Nga ana tjetër, jeni mjaft të organizuar dhe kokëfortë për të arritur çdo herë aty ku keni synuar. Jeni një lider i lindur.

Në dashuri përshtateni me grupet O ose AB.Përsa i përket karrierës, politika, marrëdhëniet publike apo sporti janë fushat më të përshtatshme.

Grupi A

Nëse grupi juaj i gjakut është A, ka mundësi të jeni një tip i qetë dhe sipërfaqësor, por në fakt jeni plot me ankthe dhe shqetësime. Jeni introvert, me një mendje logjike. Jeni një person serioz, i cili mban premtimet dhe punon me ndershmëri.

Pavarësisht se nuk ju pëlqen të flisni për veten, jeni të gatshëm të dëgjoni problemet e të tjerëve. Jeni tipa romantikë dhe shpeshherë gjeni strehë në një botë virtuale kur realiteti ju mërzit.

Në dashuri përshtateni me grupet A ose AB.Në karrierë jeni shumë të përshtatshëm si natyra dhe punët që kanë lidhje me shifrat ose librat, në përgjithësi.

Grupi B

Femrat që i përkasin këtij grupi janë shumë ambicioze dhe nuk heqin dorë asnjëherë nga ajo që duan. Janë ekstroverte, pushtuese dhe gëzojnë një intuitë të jashtëzakonshme për t’i ‘lexuar’ të tjerët që me shikimin e parë.

Janë gjithashtu psikologe të lindura. Nëse i përkisni këtij grupi gjaku, jeni krejt të fiksuar, aq sa arrini t’i bëni nervozë të tjerët, shkruan revista Psikologji. Jeni optimistë, e/i fortë, por pika juaj e dobët mbetet impulsiviteti.

Në dashuri përshtateni me grupet A ose AB.Në karrierë, të përshtatshme për ju janë fushat që kërkojnë një dozë kreativiteti: kuzhinier, grimer, floktar apo gazetar.

Grupi AB

Nëse i përkisni grupit të gjakut AB, atëherë mundet të keni një personalitet të dyfishtë, i cili përmbledh karakteristikat e grupeve A dhe B.

Ndonjëherë jeni të strukur, herë të tjera më të guximshëm, nganjëherë të kompleksuar, herë të tjera më të sigurt në vetvete. Zakonisht, personaliteti juaj del në sipërfaqe me apo pa dëshirën tuaj.

Nuk ju pëlqejnë etiketimet, uniformat dhe shkoni shumë mirë me të tjerët. Personat me këtë grup gjaku janë të besueshëm dhe parapëlqejnë t’i ndihmojnë të tjerët. Kanë durim, janë inteligjentë dhe të fokusuar në planet e tyre.

Në dashuri përshtateni me çdo grup gjaku tjetër.Në karrierë, mund të jeni mësues dhe të punoni në fushën e shitjeve, asistent social ose avokat. (b.an)

Next Post

Konservatorët nisin procesin për zëvendësimin e Cameronit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In