• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kupolë e re në PS? Rama: Po reformohemi, por nuk ka asnjë projekt të tillë! Sondazhi tregon që…

by A R
02/09/2021 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” ku foli për kabinetin e ri qeveritar. Kreu i qeverisë tha se skuadra e tij ka disa komponentë dhe është e pranishme në Kuvend, parti dhe qeveri. Rolet që individë të caktuar marrin në qeveri, sipas Ramës nuk janë të përcaktuara njëherë e përgjithmonë.

Megjithatë, Rama u shpreh se në vëmendjen e tij në vijim do të jetë reforma brenda Partisë Socialiste, pasi sipas tij selia rozë duhet të jetë më e pranishme në jetën demokratike të vendit. Ai mohoi që po projekton një kupolë të re në selinë rozë.

“Pikët e sondazhit tregojnë një vlerësim të opinionit, por pastaj nuk tregojnë këto të tjerat që janë një tufë pa peshë. Sa i përket ministrave, skuadra jonë ka 3 komponentë. Skuadra jonë është në Kuvend, në parti dhe në qeveri. Rolet nuk janë të përcaktuara njëherë e përgjithmonë. Rolet përcaktohen në bazë të atyre që janë prioritetet dhe nevojat e një periudhe kohe që preferueshmërisht do të ishte 4 vjet për të gjithë, por jo që detyrimisht është 4 vjet për të gjithë. Ka shumë rëndësi jo vetëm kush caktohet. Është një skuadër që duhet të jetë e organizuar. Sot ajo që ka qenë thelbësore dhe që do të jetë shumë në vëmendjen time dhe tonën në vazhdim është reforma brenda Partisë socialiste dhe jo në sensin thjesht të strukturohet brenda, por reforma për ta kaluar PS në pikëpamjen e pranisë së vet në jetën demokratike të vendit. Sa i përket popullaritetit është një anë e medaljes, varet nga periudha.

Peshën politike e përcakton zgjedhësi. Qeveria nuk është asnjëherë thjesht dhe vetëm një ekip i organizuar nga partia. Kemi pasur gjithmonë njerëz në qeveri që kanë ardhur nga shoqëria dhe sot janë figura të partisë. Kështu bëhet ripërtëritja. Nuk po projektoj asnjë kupolë të re, por mendoj se qeveria që ne e kemi gati për këtë mandat, është qeveria e duhur për të realizuar objektivat e këtij mandati. Për çdo pozicion, ata që shikoni aty janë vendosur për arsye shumë të përcaktuara profesionale dhe arsye të përcaktuara që lidhen me programin”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Poloni-Shqipëri, mbyllet pjesa e dytë 2-1 / E pësojmë kur nuk duhet, na shënon një debutues

Poloni-Shqipëri, mbyllet pjesa e dytë 2-1 / E pësojmë kur nuk duhet, na shënon një debutues

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Deri sa ne krye te kupoles eshte kry mafiozi edvin,bashke me ortakte e tije do plackisin plotsishte vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In