• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kupola e opozitës së vjetër, si komandë guerrilësh

by Artur Ajazi
12/12/2020 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Më e pakta që organet e drejtësisë së pavarur mund të bënin sot, nesër apo dhe në ditët në vijim, do të ishte marrja në ndjejke penale (apo dhe arrestimi) i ish-kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe e kreut të godinës së Presidencës Ilir Meta. Do të ishte gjëja më e duhur sikur organet e drejtësisë së pavarur, të merreshin intensivisht me këta dy emra, që së fundi pushteti u ka errur sytë, mëndjen, dhe gjithçka njerësore, duke provokuar dhe nxitur hapur dhunën në protestat e minorenëve të paguar. Këto veprime luftënxitëse i bëjnë vetëm të shiturit ose të çmendurit. Protestat e nxitura dhe kontrolluara nga dyshja më famëkeqe e politikës shqiptare, nga ata që kanë mbi shpinë dhe mbi shpirtin e tyre mëkate dhe krime të pafundme, prej 3-4 ditësh po djegin Tiranën, Shkodrën, Vlorën, po djegin institucionet ligjzbatuese, ministritë, bashkitë, bizneset, selitë e partive, duke synuar të rikthejnë vitin e zi të 1997. Sali Berisha dhe Ilir Meta bashkë me ogiçët e tyre Monika dhe Lulzim Basha, po luajnë me ligjin, po luajnë me ndjenjat e shumicës së shqiptarëve, të cilët nuk kanë harruar makabritetet e 30 viteve, vjedhjet e 30 viteve, pasurimin e një grushti njerësish që u bënë miliarderë me paratë dhe pronat e zhvatura. Protestat e ditëve të fundit, djegia e institucioneve dhe plagosjet e policëve, janë akuzë direkte për Sali Berishën, Ilir Metën, dhe dyshen Kryemadhi-Basha që presin të marrin “pushtet me revolucion”. Saliu dhe Iliri, janë kthyer në komandantë të njësiteve guerrile, janë kthyer në nxitësit kryesorë të turmave me minorenë të paguar, me fëmijë të paditur dhe të pafajshëm që nuk e dinë se po ikin në veprime të çmendura, për interesat e dy dinosaurëve të pushtetit dhe të parasë së vjedhur. Një ish-president, një ish-kryeministër, një ish-kryetar partie, dhe një kryetar shteti i akuzuar nga Edi Rama për vepra të rënda penale, kanë marrë rolin e drejtuesve të njësiteve guerrile, kanë marrë rolin e sulmuesit ndaj Policisë Shtetit  dhe drejtuesve të institucioneve qeveritare, duke përkrahur çdo akt dhune dhe çdo barbari ndaj uniformave të shtetit, që përballen me minorenët e dalldisur. Policia e Shtetit, Prokuroria dhe SPAK, duhet të ndalen seriozisht në aktet vandale të ditëve të fundit, duhet të merren urgjentisht me hetimin dhe nxjerrjen para organeve gjyqsore, të nxitësve kryesorë të protestave të dhunshme. Shqiptarët nuk u kanë asnjë borxh Berishës dhe Metës, të nxisin dhe dirigjojnë turmat e dalldisura për të shkatërruan dhe djegur pasuritë e përbashkëta, për të tmerruar fëmijët dhe qytetarët që presin me ankth çdo pasdite çfarë do të ndodhë, tek shohin makabritete në ekrane. Zoti Rama, ka ardhur koha që shteti të tregojë fuqinë e tij duka zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, dhe duke mos ndarë nga hetimi i çdo protestuesi vandalist, edhe katërshen famëkeqe Berisha-Meta-Kryemadhi-Basha. Nuk mund të trembë një grusht njerësish shtetin, ligjin, institucionet e pavarura, nuk mund të mbajë nën terror shumicën e shqiptarëve, një grusht minorenësh, nuk mund të marrë peng të ardhmen e vendit, një kastë politikanësh të degraduar dhe të akuzuar me të cilët nga sot, duhet të jenë objekt hetimi i organeve të drejtësisë.

Next Post
Stresi: Unë jam Azem Hajdari i dytë, hajdeni më vrisni mua po ua mbajti

VIDEO/ S'ndalet "Stresi" kundër Ramës: Po të shkruaj për herë të fundit, dorëzo Ardi mafiozin ose do digjet Surreli dhe Mali i Dajtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In