• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kupa u mbush/ Gjermania merr kurs konfrontimi me Rusinë për helmimin e Navalny: Ishte përpjekje për vrasje

by Java News
03/09/2020 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklaratë e ashpër e qeverisë gjermane, vetë kancelarja Merkel flet për “përpjekje për vrasje me helmim”. Helmimi i opozitarit rus, Aleksej Navalny bën që qeveria gjermane të ashpërsojë masivisht tonin kundër Putinit.

Reagimi gjerman nuk kishte si të ishte më i vendosur: Që kur opozitari rus, Aleksej Navalny po trajtohet nga 22 gushti në spitalin e Berliner Charite, rrinte pezull pyetja, nëse dhe kur, e para së gjithash si do të reagonte qeveria gjermane ndaj sinjaleve të qarta për helmim të kritikut të regjimit rus. U fol për shumë zemërim, por një ton i ashpër me qeverinë ruse nuk ishte përdorur as nga kancelarja dhe as nga ministri i Jashtëm gjerman. Tani gjërat ndryshuan.

Në fillim u publikua një deklaratë shtypi e qartë dhe e prerë e qeverisë gjermane, ku thuhet, se helmimi është provuar tanimë “pa asnjë dyshim”.

Pastaj para shtypit doli ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer,  ambasadori rus u ftua në “takim urgjent”.

Kupa u mbush

Për ambasadorin rus nuk u përdor fjala “u thirr”, forma më e ashpër e zemërimit diplomatik kështu mënjanohet. Por kjo është vetëm një nuancë, asgjë më shumë. Në fund del vetë kancelarja Merkel para shtypit për të shprehur zemërimin e saj ndaj Rusisë. Dhe flet për një “përpjekje për vrasje me helmim”. Më e qartë se kaq nuk mund të ishte qeveria gjermane, pas gjithë atyre zhvillimeve të së shkuarës, si aneksimi i Krimesë, përndjekja e opozitarëve deri në Gjermani, fushata dezinformimi të Moskës, me Navalnyn kupa u mbush. Edhe deklarata e mjekëve të Navalnyt është një tregues më shumë, sipas mjekëve, gjendja e Navalnyt është si edhe më parë serioze, ai duhet të mbahet në frymëmarrje artificiale dhe nevojitet një trajtim i gjatë. Nga brenda qeveria gjermane do dijë më shumë detaje, detaje të tmerrshme. Vështirë se mund të përfytyrohet diçka më e tmerrshme, se helmimi me një helm ushtarak.

Thurau Jens Kommentarbild App
Jens ThurauNëse kjo nuk është vetëm një formë sipërore e zemërimit, qeveria gjermane duhet tani të angazhohet brenda Bashkimit Europian për hapa të qartë kundër Rusisë. Moska duhet të flasë hapur dhe qartë, më në fund të angazhohet vërtet në zbardhjen e atentatit ndaj Navalnyt. Nëse kjo nuk bëhet, duhet të ndodhë diçka tjetër, ajo që të vjen ndërmend menjëherë janë sanksionet e reja.

Si reagon Putini?

Qeveria gjermane i hyn me këtë një rreziku. Nuk dihet, se çfarë bën presidenti Putin, kur ai vendoset nën presion – në Bjellorusi, në Siri, kudo ku po manifestohet gjithnjë e më qartë pretendimi i Moskës. Por nëse për Gjermaninë, nëse për Europën vlejnë ende diçka ato vlera të lirisë aq të ngritura në piedestal, atëherë ky reagim i ashpër është i nevojshëm. Ditët dhe javët e ardhshme do të tregojnë, se cilat do të jenë pasojat./ DW

g.kosovari

Next Post
“Ibra plak? Maldini: Champions-in e fundit e fitova 39 vjeç, duam të jemi mes 4 të parëve në Serie A

“Ibra plak? Maldini: Champions-in e fundit e fitova 39 vjeç, duam të jemi mes 4 të parëve në Serie A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In