• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kupa sportive 65 vjet UT/ Veliaj: Viti si Qyteti Europian i Sportit, mundësi për promovimin e Universitetit të Tiranës

by
22/11/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

65-Vjetori i Universitetit të Tiranës është konceptuar në një garë sportive mes ekipeve të volejbollit, por dhe basketbollit të 6 fakulteteve. Kupa Sportive 65 Vjet UT ka startuar ditën e sotme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Tiranë, ku të pranishëm ishin dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Kryebashkiaku Veliaj i cili u ka uruar studentëve, por dhe pedagogëve e dekanëve përvjetorin e 65-të të Universitetit, tha se ende sot pas 30 vitesh që lulëzojnë edhe universitetet private, Universiteti i Tiranës vijon të mbajë stafetën si më i miri në Shqipëri.

“Thoshte Michael Jordan: “një lojtar i mirë mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër e mirë për të fituar të gjithë kampionatin”. Kjo vlen jo vetëm për sportin. E njëjta gjë ndodh edhe për universitetin. Është një skuadër. Profesor Tani dhe gjithë universiteti janë skuadra e UT. Sado që ka 30 vite që lejohen universitetet private, në të gjithë vendet të pyesin: – Te privati, apo në shtet?” – duke i dhënë rëndësi universitetit publik. Dhe ti thua, “në shtet patjetër!” Pastaj është pyetja e dytë: – “Te Universiteti i Tiranës, apo ndonjë tjetër?” Përgjigja e duhur është, Universiteti i Tiranës! Edhe qyteti ynë është i ri, vetëm 102 vite kryeqytet. Edhe universiteti është i ri, 65 vjet nuk janë asgjë. Na duhet të planifikojmë sot si do jetë Tirana nesër. Ashtu siç po krijojmë një skuadër në sport, duhet të krijojmë një skuadër për të promovuar sa më shumë universitetin, sa më shumë dijen,” u shpreh Veliaj.

Për këtë të fundit kreu i Bashkisë tha se mundësia më e mirë është titulli i Tiranës që vitin e ardhshëm do jetë Qyteti Europian i Sportit.

“Këtë vit, Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. Duke filluar nga java tjetër, ne do fillojmë të kalojmë stafetën tek qyteti i radhës dhe lajmi i mirë është që nuk do ndalojnë këtu aktivitetet, sepse vitin tjetër Tirana do jetë Qyteti Europian i Sportit, kështu që duam që UT-ja të jetë epiqendra e të gjithë aktiviteteve sportive. Të jetë vendi ku organizojmë kampionate, të jetë vendi ku organizojmë gara të ndryshme e ta përdorim vitin kur jemi Qyteti Europian i Sportit edhe si një marketing i jashtëzakonshëm për UT-në, për t’iu treguar të gjithëve që është universiteti, jo vetëm më i madh, jo vetëm më i vjetër, por edhe më i mirë në Republikën e Shqipërisë, universiteti ynë, Universiteti i Tiranës. Gëzuar të gjithëve! Ju uroj shumë sukses! Fitoftë më i miri, por mbi të gjitha u lartësoftë emri, dija dhe suksesi i Universitetit të Tiranës! Edhe 165 të tjera,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

/e.d

Next Post
Detaje të reja/ Shpërthimi me eksploziv: “Shënjestra”, ish-sekretari i PD. Djalit i kishin lyer makinën me benzinë

Detaje të reja/ Shpërthimi me eksploziv: “Shënjestra”, ish-sekretari i PD. Djalit i kishin lyer makinën me benzinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In