Antuan Grizman u shpall lojtari i ndeshjes finale të Kupës së Botës. Lojtari krijoi golin e parë ku hodhi një krosim të rrezikshëm në zonë dhe Manxukiç bën autogol. Lojtari i Atletiko Madridit ka shënuar edhe një gol me penallti. Ndërkohë ai ka dhënë dhe një deklaratë pas ndeshjes.
“Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur. Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë. Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sot do të fle unë me Kupën e Botës.”- u shpreh Grizman pas ndeshjes.
ma.me