Barcelona përjetoi vetëm pak momente frike në Camp Nou, ku Athletic Bilbao e mbylli në epërsi 1-0 pjesën e parë. Barça kishte fituar 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës dhe Bilbaos i duhej të shënonte sërish për t’u kualifikuar. Por skuadra vendase përmbysi shifrat në pjesën e dytë, duke shënuar tri herë, me Suarez, Pique e Neymar, duke qëndruar në luftë në tri fronte.