Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar familjen e Zyber Sallakut, ish-i persekutuar politik, në Krujë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë, nderkohe qe nuk ka munguar dhe nje ‘kunj’ ndaj Berishes, teksa ka kerkuar qe te rishikohet legjislacioni per pastertine e figures, kur dihet se berisha ka qene zyrtar i PPSH.
Postimi i plotë:
Sot në Krujë tek familja e Zyber Sallaku, ish-i persekutuar politik.
Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Është i domosdoshëm nderimi i sakrificave të tyre, edhe përmes ngritjes së muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe monumenteve të tjera të kujtesës.
Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve./m.j