• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kunduz/ Talibanët marrin peng 100 persona, mes tyre gra e fëmijë!

by Java News
20/08/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët në provincën veriore të Afganistanit, Kunduz kanë thënë se talibanët janë duke mbajtur peng 100 persona që ishin duke udhëtuar në disa autobusë, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë.

Ky incident ka ndodhur pavarësisht thirrjes së presidentit afgan, Ashraf Ghani për armëpushim me talibanët teksa shënohet festa islame e Kurban Bajramit. Shefi i këshillit të provincës Kunduz, Mohammad Yusouf Ayubi, ka thënë se kryengritësit kanë ndalur tre autobusë më 20 gusht dhe kanë marrë pasagjerët, raporton rel.

Ayubi ka deklaruar se beson që talibanët kanë qenë duke kërkuar për punëtorë qeveritarë apo forca të sigurisë. Drejtori i sigurisë së Kunduzit, Safiullah Mahzon, ka thënë se pengjet janë dërguar në fshatin Nikpe.

Shefi policor i provincës fqinje, Takhar, ka thënë se pasagjerët kanë qenë duke udhëtuar drejt kryeqytetit afgan, Kabul. TOLO News ka raportuar se forcat e sigurisë kanë arritur në këtë zonë dhe se janë duke u zhvilluar luftime të ashpra.

Ende nuk ka pasur asnjë koment nga talibanët, mirëpo zona ku ka ndodhur incidenti kontrollohet nga po ata. Më 19 gusht, Ghani ka bërë thirrje për armëpushim “të kushtëzuar” me talibanët, për të shënuar festën e Kurban Bajramit, vetëm disa orë pasi kryengritësit kanë thënë se kanë pushtuar një zonë në provincën, Faryab.

Sipas Ghanit, armëpushimi do të duhej të fillonte më 20 gusht dhe të zgjaste për 3 muaj. Ai i ka bërë këto komente gjatë një ceremonie për shënimin e Ditës së Pavarësisë më 19 gusht. Shtetet e Bashkuara kanë thënë të kenë mirëpritur këtë hap, që varet nga pjesëmarrja e talibanëve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë në një deklaratë se armëpushimi i fundit ka shpërfaqur “dëshirën e thellë” të popullit afgan për t’i dhënë fund konfliktit, “dhe se “ne besojmë që një armëpushim tjetër do ta afrojë këtë shtet më afër një sigurie të qëndrueshme”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë përkrahin këtë nismë të popullit afgan dhe Qeverisë afgane, andaj i bëjmë thirrje talibanëve që të marrin pjesë. Ne shpresojmë se populli afgan do ta shënojë këtë vit festën e Eid al-Adha në paqe dhe të lirë nga frika”, është thënë në deklaratë.

Ky njoftim ka ardhur vetëm disa ditë pasi militantët talibanë kanë pushtuar një bazë ushtarake ne rajonin e njëjtë.

Guvernatori i provincës, Naqibullah Fayeq, ka thënë më 19 gusht se distrikti, Balcharagh ka rënë në duart e luftëtarëve talibanë më 18 gusht, pas disa ditësh të luftimeve të ashpra dhe për faktin se ushtarët afganë nuk kanë pranuar përforcime.

Ende nuk ka pasur raportime për viktima në këtë betejë.

Më herët gjatë këtij muaji, luftëtarët talibanë kanë pushtuar bazën e ushtrisë afgane në provinën Faryab.

Qeveria e Kabulit e mbështetur nga Perëndimi ka luftuar talibanët dhe grupe tjera militante prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s më 2014.

Në një deklatatë të prezantuar më 18 gusht, lideri i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, ka ripësëritur thirrjet për bisedime direkte me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund asaj që ai e cilësuar si “okupim” të Afganistanit.

Akhundzada ka thënë se grupi militant kërkon “negociata të sinqerta, transparente dhe me rezultate” me Uashingtonin, duke shtuar se cilado paqe në mes të dy palëve duhet të ruajë “synimet tona islamike, sovranitetin e vendit tonë dhe të sigurojë përfundimin e luftës”.

Akhundzada, besohet se është duke u fshehur në Pakistan dhe më herët ka thënë se militantët nuk do të negociojnë me Qeverinë Afgane, të cilën ata e kanë cilësuar “vegël”.

Next Post
Njerëzit po heqin dorë nga “smartphone”, rriten shitjet e “celularëve budallenj”

Njerëzit po heqin dorë nga “smartphone”, rriten shitjet e “celularëve budallenj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In