Ka nisur procedimi penal për 20 banorë të njësisë Administrative pasi akuzohen se kanë penguar kompaninë për ndërtimin e HEC-it “SETA 4”, në Çidhën.
Banorët nuk u janë drejtuar organeve kompetente për ankesat, por tentuan ta zgjidhin me vetëgjyqësi.
Të proceduar janë të gjithë banues në njësinë administrative Arras, Bashkia Dibër.
Banorët kanë kundërshtuar në vijimësi ndërtimin e HEC-it, ndërsa sot ka nisur procedimi penal, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.