Persona ende të pa identifikuar kanë dëmtuar me eksplozivë murin e një kanali në Kukës i cili furnizonte me ujë hidrocentralin e “Lapajve”.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mali i fshatit Fshat”, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mbi autorët rëndon akuza “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.05.2018, gjatë natës, në vendin e quajtur “Mali i fshatit Fshat”, Kukës, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar me lëndë plasëse një pjesë të murit të kanalit që furnizon me ujë hidrocentralin e “Lapajve”, në një gjatësi prej 6.8 metra.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.
a.ç