Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë Klevis Baja, 22 vjeç, banues në Shkodër.
Baja është prangosur pasi në lagjen ” Qemal Stafa” në Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit dhe sigurisë publike.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. /r.a