Paralajmërimi i qeverisë për rikthimin e TVSH pas 12 vitesh në arsimin privat, është parë me shqetësim nga grupet e interesit, pasi sipas tyre kjo masë do të sjellë pasoja për arsimin në tërësi si dhe përfitime të papërfillshme për financat publike.
Aplikimin e këtij tatimi masën 20 per qind, pedagogët që punojnë në universitetet jopublike në vend e quajnë rënduese mbi studentin.
XHIMI HYSA
PEDAGOG
“Parashikimi i tvsh krijon nje lloj komencializimi të vetë institucionit të arsimit. mendoj që tvsh në arsim do të binte dhe rëndojnë të gjitha tvsh mbi konsumatorin final dhe në këtë rast mbi studentin sepse institucioni do ngarkohet dhe normalisht mund të reflektojë tek tarifat ose tek bursat e studimit. aplikimi i tvsh do të këtë ndikim tek tarifat që do të aplikojnë intitucionet e arsimit të lartë sikures dhe tek pagesta e studenteve. kjo shkon në mënyrë të pandashme tek të gjitha degët ehd epse disa degë janë më premtuese dhe më aplikuese ne treg dhe paar përfundimit të shkollës studentët janë më elastik në cmim, pra do ta donin përsëri degën, por nuk do të thotë që nuk ndikon”
Pedagogët shpjegojnë gjithashtu se ky veprimi nga ana qe qeverisë mund të nxisë më tej largimin e të rinjve.
XHIMI HYSA
PEDAGOG
“ne kemi një problem shumë të madh aktual në shqipëri sepse kemi një largim të trurit drejt europës dhe përtej. kështuqë sa më pak të konkurueshme të jënë tarifat në nivel vendi aq më shumëe rritet edhe nxitja përvec faktorëvë të tjerë që studentët të largohen. si në perceptim por edhe në veprim kjo do të këtë ndikim.”
Kryetar i Shoqatës së Shkollave Jopublike të Shqipëri, rendit pasojat që do të sillte zbatimi i këtij vendimi .
ERMAL HASIMJA
KRYETAR I SHOQATËS SË SHKOLLAVE JOPUBLIKE TË SHQIPËRI
“82 mijë të rinj që janë në arsimin privat. mund të parashikohet lehtësisht që nëj pjesë e mire e nxenësve që janë në shkolat private nuk do të mund te paguajnë më tarifat bashke me tvsh dhe do të shkojnë drejt publikut. do te këtë dyndje nga shkollat privat tek publike dhe do të kërkohet investime shtesë nga bashkitë. të gjitha taridta do të rriten me 20%.”
Shkollat dhe universitet private kërkojnë që Ministria e Financave të mos marrë parasysh thjesht përllogaritje të nxituara shifrash, por edhe interesin madhor që paraqet arsimi për një vend.
/f.stafa