Katër deputetët të PD-së, kanë kërkuar regjistrimin e votës së tyre kundër qeverisë, pasi nuk është regjistruar nga sistemi.
Bëhet fjalë për deputetet e rinj demokratë Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Lorenc Luka.
“Vota ime ka qenë kundër, kam votuar me karton, të lutem të regjistrohet”- ka thënë Balliu.
Ruci e ka quajtur njerëzore diçka të tillë dhe ka dhënë urdhër që vota të regjistrohet. Më pas ka kërkuar pushim për pak minuta sa krerët e grupeve të reflektojnë emrat e deputetëve nëpër komisione./a.m.