• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kundër ndërtimeve’, Veliaj: “Vetë jetojnë në kulla e në vila në Lalz, por Tirana është e destinuar të rritet

by Java News
03/11/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me të rinjtë e Njësisë 2, kryebashkiaku Veliaj komentoi edhe ata që flasin për ndërtimet, kur tha se Tirana rritet çdo ditë dhe mirëpret të gjithë ata qe duan të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Veliaj tha se logjika e tyre është që, vetë të jetojnë në Tiranë dhe të kenë vila e apartamente, por të tjerët që vijnë dhe i bashkohen kryeqytetit, nuk duhet ta kenë këtë të drejtë.

Pjesë nga përgjigja e Veliajt për të rinjtë: “Shumë prej këtyre analistëve, që thonë na mbyti betoni e ç’na duhen gjithë këto apartamente, asnjë deri tani s’ka dalë vullnetar të shkojë të jetojë në një shtëpi me qerpiç.

Pra, i duan t’i shohin që të argëtohen vetë, por asnjë deri tani nuk ka thënë: ‘E di çfarë, merre ti këtë shtëpinë time tek kodrat e Lundrës, ku jetoj si bos i madh, se unë do vij të jetoj tek shtëpia jote me qerpiç, këtu tek Njësia 2’. Vetë jetojnë në kulla, por të tjerët nuk duhet të jetojnë aty; vetë kanë shtëpi në Lalz, por të tjerët nuk duhet të kenë; vetë i kanë marrë më të mirat kapitalizmit, por jo për të tjerët!

Praktikisht këta po thonë: Kulla ime është më e mirë se kulla e atij tjetrit. Pra, kjo qenka karshillëk kullash, jo një logjikë, se qartazi ju sot, pjesa më e madhe, se ndoshta disa jeni shkëputur ose jeni në konvikt, por pjesa më e madhe prej jush jetoni me prindërit. Ky qytet është i destinuar të rritet, jo vetëm prej rritjes natyrale, por prej gjithë çunave e gocave që, siç iu dha shansi Saliut të vinte student ne Tirane, të bëhej doktor, të bëhej president, të bëhej kryeministër, të na përçante, të bënte kërdinë, apo Ilir Metës te vinte nga Skrapari – pyetja është: Këtyre që iu eshte dhene njr shans, pse duan t’i mbyllin shanset për të tjerët dhe pse duan të fusin këtë grindje?”

Next Post
‘Lëvizja e lirë me ID dhe njohja e diplomave’, liderët e Ballkanit Perëndimor firmosin 3 marrëveshje në Berlin

'Lëvizja e lirë me ID dhe njohja e diplomave', liderët e Ballkanit Perëndimor firmosin 3 marrëveshje në Berlin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 dollarë, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 dollarë, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In