• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kundër jargavitjes populliste”

by Enver Robelli
30/08/2025 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Në një vend me mbi 90 për qind banorë shqiptarë, debatet sillen herë rreth Duda Baljes, herë rreth Nenad Rashiqit dhe përherë rreth Listës Serbe. Kjo është një metodë e ulët për të shmangur debatin mbi paaftësinë e partive politike shqiptare për të lidhur një koalicion dhe qeverisur për të mirën e vendit. Totalisht e papranueshme është fushata kundër Nenad Rashiqit duke e stigmatizuar atë si “një serb që s’dallon nga të tjerët” e primitivizma të tjerë të jargavitjes populliste shqiptare.

Është çështje e partive politike (dhe e kalkulimeve të tyre të ulëta elektorale) se kë do zgjedhin nënkryetar nga përfaqësuesit e pakicës serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Mund të ketë argumente valide pse Nenad Rashiqi nuk duhet të zgjidhet në postin e nënkryetarit (ose pse duhet të zgjidhet). Kjo është tashmë betejë juridike me elemente fetare. Ndoshta në fund Gjykata Kushtetuese e qartëson tollovinë.

Por totalisht e papranueshme është fushata kundër Nenad Rashiqit duke e stigmatizuar atë si “një serb që s’dallon nga të tjerët” e primitivizma të tjerë të jargavitjes populliste shqiptare. Kjo qasje është raciste. Një njeri s’mund të barazohet me një popull dhe e kundërta.

Në vitet 1990-të nacionalistët serbë ëndërruan një Kosovë pa shqiptarë dhe e dimë si mori fund kjo aventurë e Beogradit. Ëndrra e çdo shqiptari në Kosovë sot duhet të jetë një shoqëri qytetarësh të barabartë, larg urrejtjes ndëretinke. Kanë kaluar mbi 25 vite, një çerek shekulli, nga lufta. Krimet s’duhet të harrohen, fajtorët duhet të ndiqen nga drejtësia, por gjykimet paushalle s’çojnë askund (ose çojnë në humnerë për të gjithë).

Këto ditë po shoh edhe të dënuar për krime lufte, të cilët kanë vuajtur dënimin me vendim të prerë të drejtësisë ndërkombëtare, të cilët ia mohojnë Nenad Rashiqit qenësinë e qytetarit lojal të Kosovës. Nuk duhet të jetë detyrë e partive politike të shumicës shqiptare në Kosovë të “riedukojnë” pjesëtarët e pakicës serbe. Nëse veprimtaria e tyre nuk shkel ligjet e Kosovës, bashkëpunimi është i pashmangshëm. Marrja obsesive me çdo serb nga pozitat e kuazipatriotizmit shqiptar dëfton një defekt të madh të skenës politike të Kosovës.

Në një vend me mbi 90 për qind banorë shqiptarë, debatet sillen herë rreth Duda Baljes, herë rreth Nenad Rashiqit dhe përherë rreth Listës Serbe. Kjo është një metodë e ulët për të shmangur debatin mbi paaftësinë e partive politike shqiptare për të lidhur një koalicion dhe qeverisur për të mirën e vendit. Do ta shohim shumë shpejt se kush do ta paguajë çmimin më të lartë të kësaj maskarade. Evidente është se kriza disamujore i ka dëshpëruar shumë njerëz, saqë ata shohin shpëtim vetëm në largimin nga Kosova. Përtej zhurmës publike ky është krimi më i madh që po i bëhet shoqërisë kosovare: humbja e besimit në një të ardhme të jetueshme.

Nenad Rashiq prej vitesh ka bashkëpunuar me partitë politike të shumicës shqiptare. Për këtë arsye ka qenë dhe vazhdon të jetë në shënjestër të propagandës së regjimit në Serbi, dikur stigmatizohej si “serb i Hashim Thaçit” dhe “serb i Isa Mustafës”, sot etiketohet si “serb i Albin Kurtit”. Represionin e Serbisë është duke e vuajtur prej vitesh edhe familja e Nenad Rashiqit.

Në parlamentin e Serbisë deputeti nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, etiketohet si përfaqësues i nacionalizimit shqiptar të Kosovës. Opinioni publik në Kosovë është mirë të mos sillet e jargavitet si huliganët politikë të pushtetit në Serbi – në këtë rast kundër Nenad Rashiqit. Serbët e Kosovës duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutë, ata duhet të jetojnë pa frikë në vatrat e tyre dhe nuk mund dhe nuk duhet të jenë “fajtorë kujdestarë” për çdo paaftësi, marrëzi, poshtërsi e paudhësi të politikanëve shqiptarë të Kosovës.

Këtë krizë politike nuk e ka shkaktuar Nenad Rashiqi, por papjekuria e partive politike të shumicës shqiptare. Secila prej tyre po përpiqet t’ia lë në duar pataten e nxehtë rivalit politik, në mënyrë që kjo t’i shpaguhet në zgjedhjet lokale dhe sidomos në zgjedhjet e pritshme e të parakohshme elektorale.

Next Post
Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët, Rama: Ka rilindur si një hapësirë moderne për kulturën e turizmin

Kalaja e Bashtovës rihap dyert për vizitorët, Rama: Ka rilindur si një hapësirë moderne për kulturën e turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In