• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kundër Berishës dhe Bashës, drejt zyrtarizimit fraksioni i parë në PD, Alibeaj mbledh firmat për regjistrimin e partisë së re

by A R
23/08/2024 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni i ri politik do t’i japë jetë një lëvizje të re politike, produkt i lindur si rezultat i betejës gati 3 vjeçare dhe skizmës brenda forcës më të madhe në opozitë, Partisë Demokratike. Pasi Gjykata e Apelit vendosi në qershor t’i japë vulën e Partisë Demokratike, grupit të Sali Berishës, Lulzim Basha çoi vendimin në Gjykatën e Lartë dhe para se të ndërmarrë një iniciativë të re politike, vendosi të marrë më shumë kohë me rekursin.

Por jo i gjithë grupi i tij e ndoqi në këtë rrugë. Anti-Berishistët më të zëshëm, më në krye Enkelejd Alibeajn kanë vendosur të çojnë para idenë e krijimit të partisë së re.

Report Tv ka mësuar se gjatë verës, teksa thuajse e gjithë politika pushonte, janë drejt përfundimit të mbledhjes së firmave të nevojshme, 3000 të tilla që duhen për krijimin e një partie të re, ndërsa ekspertët ligjorë po punojnë për detajet e fundit të Kushtetutës së një partie politike, statutit.

Në dokument, të cilin Report Tv e ka lexuar, detajohen parimet mbi të cilin “anti-berishistët” të shkëputur me kohë prej Sali Berishës e së fundmi edhe nga Lulzim Basha, hodhën hapat për krijimin e partisë së re.

Partia, sipas statutit, parashikohet të funksionojë mbi një ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Njëjtë si shteti, edhe ndërtimi i partisë është bazuar mbi “ndarjen e pushtetit politik, atij administrativ dhe atij gjyqësor, të cilët ndihmojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, duke balancuar të gjithë funksionimin e brendshëm të saj.”

Risi është edhe krijimi i një entiteti garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë. Ky entitet do të ketë kompetencat e thirrjes dhe ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë sa herë që do të vihen re deformime të parimeve mbi të cilat është krijuar dhe ndërtuar partia.

Edhe kryetari, njëjtë si në PD do të zgjidhet përmes votës së anëtarësisë.

“Në hartimin e statutit kemi pasur qëllimin të parashikojmë demokracinë e drejtpërdrejtë (atë që rrjedh drejt e nga anëtari i më i thjeshtë i partisë) si elementi kryesor mbi të cilin bazohet ndërtimi dhe funksionimi i partisë” i tha një burim Report Tv, i cili teksa citon statutin evidentoi faktin se grupimi synon të përcjellë idenë e një partie, jo të kryetarit.

“Demokracia e drejtpërdrejtë e ushtruar në mënyrë të shpeshtë, e shoqëruar edhe me ndarjen e pushteteve brenda organizimit politik sjell në jetë një subjekt me demokraci të brendshme funksionale dhe largimin nga kulti i individit”, sqarohet në Statut.

Report Tv ka mësuar se shpejt, do të vendoset edhe emri dhe pritet që kjo alternativë e re të prezantohet publikisht. Do të mbetet për t’u parë nëse do të jenë zërat kundër Berishës ata që do t’i bashkohen si anëtarë kësaj partie të re dhe nëse do t’i besohet Enkelejd Alibeajt, si një prej kritikëve më të mëdhenj të Berishës drejtimi i forcës më të re politike brenda së djathtës.

Next Post
EMRAT/ Operacion kundër prostitucionit në Greqi, në pranga 3 shqiptarë, 2 në kërkim

E dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë në Greqi, kapet në kufi 30-vjeçarja shqiptare

Comments 2

  1. Fabiola says:
    2 years ago

    Fytyra me e ndyre dhe e neveriteshme ne politike eshte enkeljd alibeaj pas lul braves ,tymi dhe flaka ju dalte me gjithe partite e reja qe krijojne burracakeve badtardeve pushtave ptu faqezijte mos ju a pafshim kurre fytyrat e ndyra me baluke dhe me vrima ne mjeker

    Reply
  2. Opionisti says:
    2 years ago

    Ne qoftse mbehete zgjedhje tani ne shqiperi.1edi rama 2 bleona qereti 3 fatos nano 4 dom doshi 5 enerik mehmeti 6 ylli bufi 7 vajza ramiz alia 8 filip cakuli 9 lega zogu 10 elena kosaqi dhe elena tjete 11 mark dodani 12 rexhep mejdani 13 kresnik spaiu 14 z servete pellumbi 16 agron gjormakaj 17elisa spiropali 18 luzim basha 19 erio veliaj 20 prec zogaj 21 dashamir shehi 22 argita berisha 23 vilso ameti 24 djali 25pjeter arbnori26 bashkim shehu 27 niko lesi genc caka 28 fatmir sejdiu29 edri shabani 30 rudina hajdari 31 qori 32 muhamet kapllani 33 enkelejd alibeaj 34 besa shahini 35 djali piro dobiba

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In