• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro zbulon marrëveshjen me BB: 77 milionë $ për ujërat e zeza që derdhen në Vjosë

by A R
04/04/2024 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro është shprehur se vizioni i qeverisë është mbrotja e pasurive natyrore.

Ajo zbuloi në interpelancën me deputeten e PD-së Ina Zhupa se 77 milionë dollarë është marrëveshja me BB për të gjithë sistemin e ujërave të zeza që derdhen në Vjosë.

“Më lejoni të  filloj me disa shembuj konkret. Andi nga Gjinari ka një objekt në shtëpinë e tij që donte ta kthente në bujtinë. Për shkak të përcaktimeve ligjore, projekti i tij mori përgjigje negative. Një tjetër projekt në Pogradec, për shkak të vendndodhjes, mori përgjigje negative. Një tjetër projekt në Vlorë, mori sërish përgjigje negative nga AKZM-ja dhe në Malësi të Madhe një projekt mori përgjigje negative, sepse ligji ekzistues nuk lejojnë veprimtari që shkaktojnë ndryshime të ekosistemit.

Janë me dhjetëra këto përgjigje negative nga ana e AKZM duke mos i hapur rrugë jo vetëm projekteve elitare, por as projekteve familjare. Paradoksi qëndron se deri në 2014 është bërë batërdia me ndërtime, çka na detyroi në atë vit të vendosnim moratoriumin për ndërtim në këto zona të mbrojtura dhe më pas prishjen e ndërtimeve pa leje që i shohim në territor. U hartua dhe miratua dhe ligji për planifikimin urban, me synimin për të mbrojtur pasuritë tona natyrore.

Duke e vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të rajonit, që nuk e kanë një ligj specifik. Mbrojtja e pasurive natyrorë të Shqipërisë ka qenë dhe është vizioni i kësaj qeveria. Nuk është e lehtë që në një vend të vogël, të kesh guximin të fusësh në zona të mbrojtura dhe të zhvillosh turizmin e ekonominë, nuk është e lehtë. Është dhe shenjë emancipimi.

Populli të cilit i drejtohem sot, që na ka votuar 3 herë resht, kërkon me të drejtë modele zhvillimi, hapësirë për punësim. 77 milionë dollarë është marrëveshja me BB për të gjithë sistemin e ujërave të zeza që derdhen në Vjosë. 488 km të Vjosës plus tre degët, i shpallëm park kombëtar përmes vendimmarrjes racione dhe bashkëpunimi shembullor me shoqërinë civile dhe ndërkombëtare”, tha Kumbaro.

/a.r

Next Post
“Një thirrje nga rajoni siç e përfytyroj” – Prej sot, flasim më lirshëm me Europën

Majlinda Bregu: Ballkani, potencial i madh për bashkëpunim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In