Kuvendi po diskuton për dekretin e Metës për Teatrin Kombëtar.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka deklaruar se vendi ka nevojë për një Teatër të ri dhe modern dhe se Teatri nuk ka status ‘pasuri kulturore‘
“Godina e teatrit është e rrënuar. Argument mjeran, fakti që trumbetohet se godina qëndron në këmbë. Teatri nuk ka status ‘pasuri kulturore’. Debati bëhet me ata që nuk shkojnë në teatër dhe që nuk kanë bërë asgjë për teatrin. Artistët meritojnë skenë dinjitoze, jo të kenë ftohtë në dimër, e vapë në verë“, deklaroi Kumbaro
Javanews/a.ç