• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro raporton në Bruksel punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit

by Java News
19/06/2023 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brukseli, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka folur për punën e ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit  në kuadër të angazhimit për përmbushjen e direktivave të kapitullit të 27 për integrimin në Bashkim Europian që i kushtohet mjedisit. Ministrja Kumbaro theksoi se Shqipëria ka bërë progres domethënës në fuqizimin e kornizave ligjore dhe rregullatore, në përputhje me ato të Bashkimit Europian.

“Dua të theksoj angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e mjedisit, i cili reflektohet në përpjekjet tona për të luftuar ndotjen e ajrit, për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve dhe për të ruajtur ekosistemin tonë unik. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar të ndërmarrim veprime kolektive për të adresuar sfida globale si ndryshimet klimatike, ndotja dhe humbjet në biodiversitet. Shqipëria do të vazhdojë të ketë një rol konstruktiv në iniciativat rajonale dhe të Ballkanit Perëndimor lidhur me mjedisin dhe ndryshimet klimatike”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve, ndërsa theksoi punën që po bëhet drejt ekonomisë qarkulluese, ku edhe në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit është krijuar një drejtori e posaçme për këtë qëllim.

“Në vitin 2013 Shqipëria mblidhte vetëm 50% të mbetjeve, ndërsa sot mbledhim më shumë se 90% të vëllimit të mbetjeve urbane, por riciklojmë shumë pak, rreth 15%. Duhet të ndërtojmë modelin e ekonomisë qarkulluese”, u shpreh Kumbaro gjatë fjalës së saj.

“Për ne, është një revolucion, sepse atë çka vendet e tjera e kanë realizuar në dakada, ne duhet ta bëjmë në disa vite. Nuk është hera e parë që Qeveria Shqiptare përballet me sfida të tilla, jemi këtu për t’i kryer, në sektorin e klimës, në sektorin e mjedisit, në sektorin e biodiversitetit kemi bërë tashmë akte shumë të guximshme siç është shpallja e Vjosës Park Kombëtar, i fundmi lumë i egër në Europë që na ka bërë krenarë edhe këto ditë, por sfida të tjera na presin. Më e vështira nuk është thjesht marrja e vendimeve, nuk është thjesht përballja me tekstet ligjore, është ndryshimi i mentaliteteve. Jemi në Bruksel në koordinim të 15 institucioneve që do të bëjnë gjatë kësaj jave 68 prezantime të të gjithë sektorëve, të të gjithë legjislacionit, me angazhimin e madh që Shqipëria t’i përmbushë sa më shpejt”, tha Kumbaro nga Brukseli.

Gjatë takimit në Bruksel, ministrja Kumbaro përmendi investimet e qeverisë në infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve, përfshirë edhe pikat fundore të menaxhimit të tyre. Kapitulli 27 i anëtarësimit në Bashkimin Europian është kapitulli më i gjatë dhe me koston më të lartë për buxhetin e shtetit në projektet që do të realizohen në vitet e ardhshme./m.j

Next Post
Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër? Videoja po bën xhiron e rrjetit

“Ju lutem kush ka informacion”/ Kiara u kërkon ndihmë ndjekësve: Ka humbur...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In