• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro prezanton programin e kulturës: Investime të prekshme për zhvillim turistik e kulturor

by Java News
02/02/2018 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar ditën e sotme, programin  e kulturës për projektin e 100 fshatrave, një model i ri i zhvillimit rural i qeverisë shqiptare, i cili ndërthur investimet infrastrukturore me trashëgiminë kulturore e agroturizmin.

“Jetëzimi i Qendrave Historike, përdorimi i të gjithë argumenteve kulturorë dhe historik të bashkuara me një program shumë të ngjeshur kulturor të trashëgimisë kulturore jo materiale, rrjetin e artizanatit, kampuset verore të restaurimit që janë në fakt aktivitete më vete kulturore por edhe mundësi punësimi në disa prej këtyre fshatrave, janë disa nga pikat kryesore që ofron kultura në këtë program.

Sot që flasim kemi në proces ose sapo të përfundura në këto 100 fshatra 13 monumente të restauruara, 65 projekte të reja në trashëgiminë kulturore. Po krijojmë itinerarin e rrugëve të Besimit ( për 5 objekte kulti puna restauruese nis në pranverë, ndërsa janë duke përfunduar 3 kisha në këto 100 fshatra) dhe rrugët e Kujtesës me stacione historike”, theksoi në fjalën e saj Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro vijoi më tej duke folur për mundësitë e zhvillimit që do të mundësojë jetëzimi i dy qendrave historike të Dhërmiut e Vunoit, ku po restaurohen 252 objekte në Dhërmi dhe 182 objekte në Vuno me një vlerë investimi prej 7.5 milionë euro në total.

Gjithashtu Kumbaro pohoi se bashkë me dorëzimin e dosjes që edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit të futet në UNESCO, Ministria e Kulturës  po bën një analizë për shpalljen e Qendrës Historike të Linit.

Më tej Ministrja e Kulturës u ndal tek rëndësia e ndërthurjes së gjithë potencialeve në këto fshatra të përzgjedhur, ku tha se bashkëjetesa e bujqësisë, artit, kulturës, historisë e arkitekturës janë thjesht degë të një potenciali deritani të pashfrytëzueshëm turistik dhe ekonomik.

Investimet publike, investimet e donatorëve dhe investimet private, të kombinuara në projektet për zhvillim të qëndrueshëm në sitet e trashëgimisë janë të domosdoshmë për të tilla modele, përfundoi Ministrja e Kulturës. /ma.me

Next Post
Lindsey Pelas është bombastike

Lindsey Pelas është bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In