Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ishte e pranishme në Komisionin parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik ku u diskutua çështja e dëmtimeve të disa monumenteve të Kulturës për shkak të reshjeve të ditëve të fundit si dhe çështja për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar nga vendi aktual te Teatri “Turbina”.
Kumbaro ka deklaruar se janë 219 monumente në të gjithë vendin në rrezik shembjeje.
“Monumentet e dëmtuara për shkat të moti konsistojnë në: rrëzimin e urave dhe shkatërrimin e një mastiri 400 vjeçar, thellim çarje nëpër kalaja. Qeveria duhet ta parashikojë faktin që do të ketë reshje dhe të marrë masa paraprake”, deklaroi deputetja e PD Vokshi me tone kritike
“Janë hequr nga lista 20 objekte kulturore, prandaj kërkojmë listën”, ka folur Vokshi, “Po zhdukni historinë, qëllimshëm po e bëni”, ka shtuar ajo.
Ndërkohë, seanca ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish drejtorit të Galërisë së arteve, Gëzim Qendro, i cili u nda sot nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë./a.m.