• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro, mesazhi i fundit si ministre: Largohem e lumtur nga kjo zyrë!

by Java News
31/12/2018 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës në detyrë, ka bërë reagimin e parë pasi kryeministri Edi Rama e zëvendësoi në këtë detyrë me Elva Margaritin në kuadër të ndryshimeve që iu bënë kabinetit qeveritar.

Ajo i është drejtuar me një mesazh për fundvitin gjithë stafit të Ministrisë së Kulturës, institucion që e drejtori prej 5 vitesh, duke thyer kështu edhe rekordin si Ministri i Kulturës më jetëgjatë në këto 28 vite demokraci.

Kumbaro përmend disa prej arritjeve në këto pesë vite, si dhe thotë se ministrja re, plot energji pozitive dhe kreativitet, do të shpjerë përpara projeket e Ministrisë së Kulturës.

Më poshtë mesazhi i saj i plotë.

Të dashur miq dhe kolegë,

Nuk shkon pa emocion ky mesazh, i fundit për këtë vit, por edhe i fundit si ministre e Ministrisë më të bukur, më sfiduese dhe më emocionuese!

5 vite rresht, e kemi nisur vitin bashkë, me shumë projekte, me shumë nisma e programe që 5 vjet më parë as do t’i kishim menduar se mund t’i realizonim.

Që nga reformat e para e vizita historike e Papa Françeskut – meritë e jashtëzakonshme e Ministrisë sonë, duke mos harruar ArgjiroFest_ON, 5 muze të rinj, 4 kantieret teatrorë, disa qindra monumente të restauruara, kalendarë kulturorë fantastikë, levizja per Leximin. e shumë të tjera që s’do na dalë ndonjëherë koha t’i numërojmë.

Por mbi të gjitha, NE ndërtuam një ekip! Një skuadër që e gjeta falë Jush, e pasuruam me Ju, e forcuam Bashkë, dhe i dhamë emrin më të bukur në botë “Ministria e Kulturës”.

5 vjet në krye të kësaj skuadre, që i quaj një fat të jashtëzakonshëm në jetë, ku u përpoqa të jap sa munda, dhe ku ndërtuam gjithë ç’mundëm, duken për nga intensiteti i ngjarjeve dhe i punëve shumë më tepër.

Jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar, që më besuat dhe punuat me mua, që më dhatë energji dhe afeksion, por edhe që më vutë në provë e më dhatë mundësi të bindeshim se vetëm bashkë mund t’ia dalim.

Jam e qetë dhe e lumtur sot, që ngritëm një sistem të qendrueshëm në politikat kulturore, e në programe që tashmë e kaluan sprovën dhe kanë garantuar suksesin si ai i Edukimit Përmes Kulturës, Rruget e Kujteses, Programet e Librit, Diplomacia Kulturore, Reforma ne Trashegimi Kulturore etj.

Jam entuziaste që sfiduam vetëveten duke i ofruar vendit 2 ligje bashkëkohore dinjitoze si ai i të Drejtave të Autorit dhe i Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve, dhe qe ndërmorëm aq shumë iniciativa të tjera ligjore që ju do t’i vijoni.

Por e di mirë se mbeten shumë gjëra për t’u bërë ende, për t’u bërë më mirë, për t’u bërë më shumë, dhe për t’u thelluar, përshpejtuar a korrigjuar, qoftë në reforma institucionale, në Trashëgimi Kulturore apo në Art e Kulturë.

Para se të mbyllet ky vit, dua t’ju them se:

Unë ju jam mirënjohëse me mendje e me zemër për çdo sekondë që i keni dhënë skuadrës, për çdo buzëqeshje që më keni dhënë mua, për çdo talent që e keni vënë në shërbim të punëve.

Unë ju kërkoj ndjesë për çdo keqkuptim, dhe moment tensioni dhe emocioni, që veç punës i kanë shërbyer, dhe më të afërt na kanë bërë.

Raporti ynë hierarkik ka qenë mjaft atipik dhe mbase i pazakontë, besoj unë, por i vërtetë ka qenë pa dyshim. Kjo është pak  por e sigurtë.

Ministër nuk do të jem më përtej janarit, por mikja juaj dhe derë e hapur për secilin prej jush  do të jem përherë.

E lumtur që largohem nga kjo zyrë duke marrë kaq shumë miq me vete.

Jam e sigurtë dhe e bindur se Skuadra jonë e bukur do të jetë sërish fituese edhe me Ministren Elva Margariti, e cila do të jetë një ministre krijuese, plot energji pozitive dhe që falë jush do të udhëheqë punët e kulturës me vizionin e të ardhmes, e do t’i shpjerë përpara projektet e nisura dhe projektet që do të nisni.

Jua dëshiroj të bukura shumë këto orë të fundit të këtij viti.

Ju uroj me zemër një Vit të Ri fantastik, dhe me dëshira të realizuara për Fëmijët tuaj, me mbarësi në Familjet tuaja se Familja është çka më të shtrenjtë kemi.

Juaja

thjesht, Mirela

Next Post
Sa u kushton shqiptarëve darka e fundvitit? Qytetarët flasin për blerjet

Sa u kushton shqiptarëve darka e fundvitit? Qytetarët flasin për blerjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
Sherr mes ultrasve të Atalantës dhe Interit në Itali, vritet me thikë tifozi 26-vjeçar! Një i arrestuar

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, 7 persona në paraburgim, goditet grupi i trafikut

February 11, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In