Një person është vrarë me armë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur sot në Kumanovë.Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Trimave rreth orës 11.00 kur një person i panjohur ka vrarë 71 vjeçarin,ndërsa ka plagosur djalin e tij 30 vjeçar nga Kumanova.
Nga lëndimet e marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital. Autori i krimit është arratisur, teksa policia ka mbërritur në vendin e krimit dhe ka nisur ekspertizën.