Është anuluar ceremonia e paralajmëruar për dhënien e çmimit “Honoris Causa” për kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtën Thaçi nga Univerisiteti i Tetovës.
Thaçi e Rama u nderuan me çmimin “Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës dhe do e merrnin çmimin në një ceremoni të posaçme.
News 24 raporton se ky aktivitet është anuluar për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura në Kumanovë.
Bëjmë me dije se gjendja në Kumanovë edhe pse është qetësuar disi, akoma nuk është e qartë për çka ndodhur.









