• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kultura e skrapit, një krim i shëmtuar shqiptar

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Regjizori i njohur Sajmir Kumbaro ka publikuar së fundi disa foto që u botuan gjithkund, por që nuk u komentuan askund. Informacioni sipërfaqësor i mediave të tipit “fastfood” që po mbizotëron botën e sotme të informacionit në Shqipëri, e ka parë lajmin mekanikisht dhe thjesht si një postim të një personi të njohur publik si Kumbaro, pa u ndalur asfare në dukurinë dëshpëruese që qëndron në sfondin e tij.

Një numër makinash të vjetra të fondit të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, janë të destinuara sipas regjizorit, për t’u kthyer në skrap. “Gati për skrap! Gjynah. Bota i restauron. Vendndodhja në ish-Kinostudio”, shkruan Kumbaro. Keqardhja e njeriut që krijoi perlat “Koncert në vitin ‘36”, “Rrugicat që kërkonin diell” dhe “Vdekja e kalit”, prek në fakt një pjesëz të atij fenomeni gjigand dhe të pështirë, të shtrirë në 25 vjet post-komunizëm, i cili mund të konsiderohet fare mirë si “kultura e skrapit”

Thënë ndryshe, një Amok kombëtar për të prishur e shkatërruar gjithçka që gjetëm në inventarin kombëtar, ditën që komunizmi barbar shqiptar ra pa zhurmë dhe bujë. Kultura e skrapit nuk ha vetëm metal. Sepse në një aspekt më të përgjithshëm dhe metaforik, nocioni i skrapit nuk i referohet vetëm shkrirjes së metalit. Aspak jo! Në “skrap” janë kthyer këto 25 vjet jo vetëm binarë shinash, komponentë fabrikash e uzinash, instalime serash e infrastrukturash të tjera në bujqësi, kulturë e arsim, kapakë pusetash, parmakë, dyer e paisje gjithfarësh.

Për skrap këto 25 vjet janë “çuar” institucione të tëra shtetërore si ato që dikur ndodheshin nën Akademinë e Shkencave, për skrap janë konsumuar vlera kulturore, trashëgimi historike, fonde të tëra pyjore, parqe kombëtare e investime brezash të tërë në çdo cep të këtij vendi. Në emër të realizmit, e jo të çfarëdo nostalgjie të pavend, këtij shkatërrimi i duhet vënë sot emri që ka: çmenduri dhe padije!

Shqipëria e sotme po del tashmë nga tuneli psiqik i antikomunizmit shterpë të viteve ‘90, sipas të cilit duhej shkatërruar e fshirë nga faqja e dheut gjithçka e trashëguar para vitit 1990.  Sot jemi në gjendje të kuptojmë se ku jemi dhe çfarë kemi bërë. Fotot e regjizorit të njohur Kumbaro janë një simbol domethënës i këtij ndërgjegjësimi, pas të cilave qëndron shumë më tepër sesa fati i disa makinave të vjetra të kohës ë Luftës së Dytë Botërore. Fotot e Kumbaros na dëshmojnë fjala vjen, dëshpërimin e imagjinueshëm të atij vetë dhe kolegëve të tjerë, që industria shqiptare e filmit pësoi një goditje fatale në çerek shekullin e fundit, për shkak të “kulturës së skrapit” të cilës ju nënshtrua, me zaptime godinash, shkatërrime strukturash dhe krizë financimesh. Karkasat e makinave të Kumbaros, të mbetura në një cep të Kinostudios, të cilës sot i ka mbetur vetëm emri, janë metafora e dallgës së verbër që kaloi mbi këtë vend në çerek shekullin e fundit.

 

Next Post

Si manipulohet me emrin "Imam"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

December 6, 2025
Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

December 6, 2025
“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

December 6, 2025
SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

December 6, 2025
Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

December 6, 2025
“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

December 6, 2025

Presioni i SPAK ndaj GJKKO në gjyqin paraprak ndaj Veliaj krahasuar me gjyqin paraprak ndaj Berishës

December 6, 2025
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

December 6, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

December 6, 2025
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In