• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kultivonin kanabis/ Pas hetimeve 4-mujore, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe 8 të tjerë

by Ardit Rada
02/07/2020 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion antikanabis prej 4 muajsh është finalizuar me sukses nga Policia në fshatin Kotorr të Gramshit.

Në përfundim të aksionit janë arrestuar kryeplaku i fshatit Kotorr, dhe 8 persona të tjerë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Grupi i personave kultivonin kanabis në pyllin e fshatit Kotorr të cilat u asgjësuan.

Njoftimi nga Policia:

Gramsh

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kotorri 2020” , për goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi 4-mujor.

Vihen në pranga 8 shtetas, për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga edhe kryeplaku i fshatit Kotorr, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi katërmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kotorri 2020” , në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

  1. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, A. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 38 vjeç, banues në Shijak, E. K., 27 vjeç, banues në Gramsh, A. K., 37 vjeç, banues në Elbasan,  L. K., 47 vjeç, banues në Elbasan dhe K. K., 18 vjeç, banues në Gramsh.

Si dhe është bërë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. K., 32 vjeç, kryeplaku i fshatit Kororr, banues në Gramsh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të kultivonin bimë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi penal.

Si rezultat i hetimit katërmujor u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre personave, duke u finalizuar me arrestimin e tyre dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në masivin pyjor të fshatit Kotorr.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim dhe  “Shpërdorimi i detyrës”.

/e.rr

Next Post
Gjekson Pusi lihet në burg/ Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, bie akuza për atentatin ndaj kushëririt të deputetit të PS

Gjekson Pusi lihet në burg/ Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, bie akuza për atentatin ndaj kushëririt të deputetit të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In